COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Amars2018

515 Pikëqasja në lidhshmëri – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik

Fusha përmban pikëqasjen për formën e njësuar të emrit të njësisë politike-territoriale ose emrit gjeografik, që është në lidhshmëri me pikëqasjen në fushën 2XX.

Emrat e njësive politike-territoriale që përdoren si pikëqasje lëndore, të vetme ose vetëm me përcaktuesit e shtuar lëndorë, trajtohen si emra territoresh (fusha 515). Emrat e njësive politike-territoriale që përdoren si pikëqasje për autorët, trajtohen si organizata (fusha 510). Si organizata trajtohen edhe emrat e njësive politike-territoriale, pas të cilëve ndodhet nënndarja për organizatën dhe të cilët përdoren si pikëqasje për autorët ose si pikëqasje lëndore.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
515Pikëqasja në lidhshmëri – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografikr
aElementi hyrësnr
xPërcaktuesi i përgjithshëmr
zPërcaktuesi kohorr
3Numri i regjistrimitnr
5Kodi për marrëdhëniennr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfusha a është përshkruar tek fusha 215, nënfusha x dhe z në kapitullin Përcaktuesit, ndërsa nënfusha 3, 5 dhe 9 në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban emrin e njësisë politike-territoriale ose emrin gjeografik, i cili është në lidhshmëri me pikëqasjen në fushën 2XX dhe është formuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

215PIKËQASJA E NJËSUAR – EMËR I NJËSISË POLITIKE-TERRITORIALE OSE EMËR GJEOGRAFIK

SHEMBUJ

  1. 215⊔⊔aSri Lanka
    515⊔⊔aCeylon
  2. 215⊔⊔aKabwe (Zambia)
    515⊔⊔5a aBrokes Hill (Zambia)
  3. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    215⊔⊔aDeti Adriatik
    515⊔⊔3<nnn> 5g aDeti Mesdhe
    (Deti Mesdhe është term i gjerë për termin Deti Adriatik.)
  4. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔aGjuhët sllave
    515⊔⊔3<nnn> 5z aShtetet sllave
    550⊔⊔3<nnn> 5g aGjuhët balto-sllave
    550⊔⊔3<nnn> 5g aGjuhët indoevropiane
    550⊔⊔3<nnn> 5z aShkrimi cirilik
    550⊔⊔3<nnn> 5z aAlfabeti glagolitik
    550⊔⊔3<nnn> 5z aPansllavizmi
    550⊔⊔3<nnn> 5z aSllavistika
    550⊔⊔3<nnn> 5z aEmrat sllavë
    550⊔⊔3<nnn> 5z aLetërsia sllave
    550⊔⊔3<nnn> 5z aDorëshkrimet sllave
    (Termi Shtetet sllave në fushën 515 është term në lidhshmëri me termin Gjuhët sllave.)
  5. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    215⊔⊔aShtetet sllave
    515⊔⊔3<nnn> 5z aEvropa Lindore
    550⊔⊔3<nnn> 5z aSllavët
    550⊔⊔3<nnn> 5z aStudimet sllave
    550⊔⊔3<nnn> 5z aGjuhët sllave
    (Termi Evropa Lindore në fushën 515 është në lidhshmëri me termin Shtetet sllave.)