Konferenca COBISS 2007
SlovenskiEngleskiBosanskiMakedonskiHOMEProgramProg. Committee
 
28–29 November 2007

414 participants
attended the conference.


CONFERENCE PHOTOS


Photos

L O C A T I O N

Habakuk Convention Centre
Location

L I N K S

IZUM
COBISS.Net

H I S T O R Y

The COBISS Conference:

Konferenca COBISS 2007
"COBISS – MBESHTETJA E DIALOGUT MES KULTURAVE"
(Në prag të Vitit Evropian të Dialogut mes Kulturave)

Në sajë të teknologjive të informacionit dhe komunikimit, bota është bërë më e vogël,
por individët në të ngjajnë më të izoluar e të vetmuar se kurrë më parë,
sepse ata nuk shkojnë me njëri-tjetrin e kanë frikë nga fqinjët.


Konferenca COBISS 2007 qe e suksesshme

Konferenca COBISS 2007, kushtuar Vitit Evropean të Dialogut mes kulturave, tashmë ka përfunduar. Konferenca trajtoi llojet e ndryshme të suportit që i ofron rajonit të Evropës Juglindore sistemi i informacionit bibliografik COBISS.

Për sa i përket pjesëmarrjes, konferenca qe një sukses i padiskutueshëm – lista e pjesëmarrësve përfshinte rreth 450 vetë: 10 nga Kroacia, 36 nga Bosnje - Hercegovina, 24 nga Mali i Zi, 59 nga Serbia, 25 nga Kosova, 42 nga Shqipëria, 51 nga Bullgaria, 45 nga Maqedonia, dhe pjesa tjetër nga Sllovenia dhe vende të tjera.

Programi i konferencës gjithashtu qe i suksesshëm, gjë që u konfirmua nga reagimi pozitiv i pjesëmarrësve. Të gjithë folësit dhanë leksione të shkëlqyera; fjalimi kryesor nga Ingrid Parent e Bibliotekave e Arkivave Kanada dhe Mirjam Milharčič Hladnik nga Qendra e Kërkimit Shkencor e Akademisë Sllovene të Shkencave e Arteve qenë veçanërisht të një cilësie të lartë. Folësit nga IZUM e justifikuan titullin e konferencës, i cili sugjeronte se COBISS është një strukturë shumë e rëndësishme që mbështet dialogun mes kulturave në të gjithë gjerësinë e vet. Diskutimet në katër tavolinat e rrumbullakëta dëshmuan mbi interesin e pjesëmarrësve të konferencës për të marrë pjesë aktive në diskutime. 39 folësit nga nëntë vende të ndryshme hodhën dritë mbi aspektet e ndryshme të multikulturalizmit në biblioteka. Leksionet do të botohen në numrin pasues të revistës OZ – Organizacija znanja (Organizimi i Njohurive).

Një pjesë e programit të konferencës iu kushtua Ceremonisë së Çmimeve që shënonin 20-vjetorin e sistemit COBISS. U dhanë 23 çmime për personalitete të cilët kanë kontribuuar në mënyra të ndryshme për krijimin e sistemit tonë të informacionit bibliografik në Slloveni e gjetkë.

Konferenca pati nderin të ketë disa miq specialë. Duam të përmendim veçanërisht Mojca Kucler Dolinar, Minister i Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Teknologjisë.

Konferenca përfaqëson një pjesë të projektit COBISS.Net, i cili financohet nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë nëpërmjet disa Ministrive. Pjesa joformale e konferencës u financua nga Sinfonika, HP dhe ProQuest.

Tani që konferenca COBISS 2007 përfundoi, kemi filluar të përgatitemi për COBISS 2008. Bazohemi në fjalët e Tomaľ Seljak, MSc, Drejtor i IZUM: "Teknologjitë moderne të informacionit dhe komunikimit vërtet që na mundësojnë kontaktet dhe njohjet në distanca të largëta. Megjithatë, për t’u bërë miq, janë të domosdoshme kontaktet personale."



S P O N S O R S

Sinfonika


HP

ProQuest



 
e-mail © 2007 IZUM e-mail