COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bjanar2024

423 Vepra e shtuar, e fshehur dhe e përfshirë

Fusha përdoret për shënimin e të dhënave për njësitë bibliografike që janë botuar bashkë me njësinë bibliografike që përshkruhet.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
423Vepra e shtuar, e fshehur dhe e përfshirër
1Numri i fushësr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Treguesi për shfaqjen
0Përshkrimi shtesë nuk shfaqet
1Përshkrimi shtesë shfaqet

Vlera e treguesit të dytë përcakton përshkrimet shtesë në sistemet, në të cilat shtypen skedat për katalogun manual. Nëse treguesi ka vlerën "1", bëhet përshkrim shtesë.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

4231 Numri i fushës

Fusha 423 mundëson fiksimin e fushave të tjera. Në nënfushën 1 shënohet numri i fushës që fiksohet bashkë me treguesit.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha 423 përdoret për të shënuar të dhënat për veprat e veçanta të përfshira ose të shtuara, të cilat janë përshkruara në nënfushën 200c – Titulli i saktë i veprës së autorit tjetër ose në fushën 327 – Shënimi për përmbajtjen. Këto të dhëna në fushën 423 shënohen për shkak të kërkimit.

Fiksimi i fushave në fushën 423 bëhet duke shënuar numrin bashkë me treguesit e fushës në nënfushën 1. Në mënyrë që fusha të fiksohet saktë gjithmonë duhet të plotësohen të pesë vendet dhe atë tri vende për numrin e fushës dhe dy për treguesin e parë dhe të dytë (nëse treguesi nuk është i përcaktuar vendoset hapësirë). Vijojnë nënfushat që i takojnë fushës që fiksohet.

Në fushën 423 mund të fiksohen nënfushat: 200abehi, 500abhi si dhe fushat 503, 510, 700, 701, 702, 710, 711, 712, 900, 901, 902, 910, 911 dhe 912 në të cilat vendosen të dhënat duke zbatuar rregullat e vlefshme (është e rëndësishme edhe renditja). Fushat e fiksuara në fushën 423 gjatë indeksimit dhe kërkimit trajtohen njëjtë si fushat e zakonshme.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    2000⊔aVera fTimo Koçi gilustrimet Dashurie Bega
    327100Përmban edhe: aPushimet e Liamit në Santa Monika aDiell
    423⊔012000⊔ aPushimet e Liamit në Santa Monika aDiell 1700⊔1 aKoçi bVera 4070
    700⊔135172579 aKoçi bVera 4070
    (Kur fiksohen veprat e autorit të njëjtë kjo bëhet në një fushë 423, në nënfushat e përsëritura a të fushës së fiksuar 200.)
  2. * COBISS.net

    2001⊔aTeoria planetare fSuzana Batalli
    327120Përmban edhe: aSistemi diellor / Arbër Pango aGalaktika / Anduena Pali
    423⊔012000⊔ aSistemi diellor 1700⊔1 aPango bArbër 4070
    423⊔012000⊔ aGalaktika 1700⊔1 aPali bAnduena 4070
    (Fusha 423 përsëritet kur fiksohen veprat e autorëve të ndryshëm.)
  3. * COBISS.net

    2000⊔aVepra fAnton Pashku
    327100Përmbajtja: aSinkopa aGof aTragjedi moderne
    423⊔112000⊔ aSinkopa aGof aTragjedi moderne 1700⊔1 aPashku bAnton 4070
  4. *

    2001⊔aIzbrani romani [27] f[izbral in skrajšal] Reader's Digest
    327120Përmbajtja: aOsumljenec = Suspect / Robert Crais ; prevedla Mojca Vodušek aObljuba = Promise / Ann Weisgarber ; prevedla Darja Divjak aPod tvojo kožo = Under your skin / Sabine Durrant ; prevedla Andreja Potočnik aMorilci na sledi = Those who wish me dead / Michael Koryta ; prevedla Maja Šukarov
    423⊔012000⊔ aOsumljenec 150000 aSuspect 1700⊔1 aCrais bRobert 4070 1702⊔1 aVodušek bMojca f1952- 4730
    423⊔012000⊔ aObljuba 150000 aPromise 1700⊔1 aWeisgarber bAnn 4070 1702⊔1 aDivjak bDarja 4730
    423⊔012000⊔ aPod tvojo kožo 150000 aUnder your skin 1700⊔1 aDurrant bSabine 4070 1702⊔1 aPotočnik bAndrea 4730
    423⊔012000⊔ aMorilci na sledi 150000 aThose who wish me dead 1700⊔1 aKoryta bMichael 4070 1702⊔1 aŠukarov bMaja 4730