COMARC/B | janar | 2024 |
Fusha përmban të dhëna për përmbajtjen e njësisë.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Shënimi për plotësinë | |
0 | Shënimi për përmbajtjen nuk është i plotë | |
1 | Shënimi për përmbajtjen është i plotë | |
2 | Forma e shfaqjes* | |
0 | Nënfushat e përsëritshme a janë të ndara me pikëpresje | |
1 | Nënfushat e përsëritshme a janë të ndara me rresht të ri | |
2 | Nënfushat e përsëritshme a janë të ndara me pikë |
Nëse treguesi 2 ka vlerën "1", në formatin standard (skedë) çdo nënfushë e përsëritshme 327a shfaqet në një rresht të ri (shih shembullin 3 dhe shembujt në Shtojcën D).
Fjala ose fraza që paraqet shënimin për përmbajtjen (p.sh.: "Përmbajtja:", "Përmban edhe:", "Përmbajtja në faqen e titullit:" etj).
Të dhënat për përmbajtjen e njësisë (zakonisht titulli ose titujt e veprave që përmban). Të dhënat e vendosura në nënfushën 327a ndahen duke përdorur shenjat e pikësimit, të cilat janë relevante edhe për elementet e përshkrimit bibliografik.
Me treguesin e dytë përcaktoni shenjën e pikësimit, e cila do të vendoset midis nënfushave të veçanta a. Vlera "1" përdoret tek monografitë në disa pjesë të ndara fizike, nëse pjesët kanë tituj relativisht të parëndësishëm (shih shembullin 3).
Tek burimet e tjera përdoret vlera "0", nëse bëhet fjalë për veprat e autorit të njëjtë (shih shembujt 1, 2), ose vlera "2", nëse bëhet fjalë për autorë të ndryshëm ose vepra anonime (shih shembujt 4, 5). Në rastin e parë secilin titull e vendosni në një nënfushë të përsëritshme a, ndërsa në rastin e dytë të gjitha të dhënat për veprat e një autori i vendosni në një nënfushë të përsëritshme a.
Për shkak të kërkimit, të dhënat për pjesët e veçanta të përfshira ose të shtuara vendosen edhe në fushën 423 – Vepra e shtuar, e fshehur dhe e përfshirë.
* COBISS.net
327 10 0Përmbajtja: aSinkopa aGof aTragjedi moderne * COBISS.net
327 10 0Përmbajtja në faqen e tit.: aMekanika aNxehtësia * COBISS.net
327 01 0Përmbajtja ekzistuese: a1: A-Ca. - 1987. - XVII, 421 f. - 30.000 kopje a2: Ce-Ed. - 1988. - XV, 416 f. - 31.000 kopje a3: ... * COBISS.net
327 12 0Përmban edhe: aSistemi diellor / Adem Shyti dhe Arbër Pango aGalaktika / Anduena Pali * COBISS.net
327 12 0Përmbajtja: aRrezatimi diellor ; Kohëzgjatja e izolimit ; Mjegullimi / Ivan Penzar aTemperatura e ajrit ; Dukuri të rëndësishme meteorologjike / Branka Penzar aParaqitje e shkurtër e klimës së Zagrebit / Berislav Makjanić (Kur katalogoni vepra të autorëve të ndryshëm dhe ndonjëri prej tyre është autor i disa veprave, titujt e veprave të këtij autori shënoni në një nënfushë 327a, ndërsa titujt mes vete ndani me pikëpresje.)