COMARC/B | janar | 2024 |
Të dhënat retrospektive për serialet që kanë të bëjnë me disa lloje të autorësisë dytësore (p.sh. redaksia e serialit) ruhen në bazën e veçantë CORES.XX. Për çdo serial krijohet një regjistrim bibliografik.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
011 | ISSN | nr | |
c | Numri i brendshëm i burimit në vazhdim | nr | |
e | ISSN e vlefshme | nr | |
200 | Titulli dhe të dhënat për përgjegjësinë | nr | |
a | Titulli i saktë | r | |
b | Përcaktimi i përgjithshëm i materialit | r | |
h | Numri i pjesës | r | |
i | Titulli i pjesës | r | |
702 | Emër vetjak – përgjegjësi dytësore | r | |
a | Elementi hyrës | nr | |
b | Pjesa tjetër e emrit | nr | |
c | Shtesa të emrit (jo datat) | r | |
d | Numra romakë | nr | |
f | Datat | nr | |
0 | Periudha kohore | r | |
1 | Shënime për periudhën kohore | nr | |
3 | Numri i regjistrimit të njësuar | nr | |
4 | Kodi për llojin e autorësisë | r | |
7 | Kodi i kërkuesit shkencor | nr | |
8 | Kodi i institucionit/organizatës | r | |
9 | Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar | nr | |
712 | Emër organizate – përgjegjësi dytësore | r | |
a | Elementi hyrës | nr | |
b | Nënndarje | r | |
c | Shtesa të emrit ose cilësori | r | |
d | Numri i mbledhjes | nr | |
e | Vendi i mbledhjes | r | |
f | Viti i mbledhjes | nr | |
g | Element i përmbysur | nr | |
h | Pjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur) | nr | |
0 | Periudha kohore | r | |
1 | Shënime për periudhën kohore | nr | |
4 | Kodi për llojin e autorësisë | r | |
8 | Kodi i institucionit/organizatës | nr |
Regjistrimet në bazën e të dhënave CORES.XX përmbajnë fushat për identifikimin e serialeve dhe fushat për të dhënat retrospektive. Për identifikim përdoren fushat 011 dhe 200, ndërsa për përgatitjen e bibliografive përdoren fushat 702 dhe 712 me të dhënat retrospektive.
Te fushat, përmbajtja e të cilave me kohë ndryshon, ndodhet nënfusha 0 – Periudha kohore dhe nënfusha 1 – Shënime për periudhën kohore. Në të parën vendoset periudha për të cilën vlejnë të dhënat në fushë, ndërsa në të dytën shënimet e mundshme për këtë periudhë.
Nëse autori (personi ose organizata) kryen një funksion të caktuar në periudha të ndryshme, të dhënat për këtë vendosen në një fushë 702 apo 712 dhe në të përsëritet nënfusha 0. Një fushë 702 apo 712 përdoret edhe nëse autori në një periudhë kohore kryen disa funksione. Në këtë rast përsëritet nënfusha 4. Llojet e ndryshme të autorësisë së një autori të caktuar, në periudha të ndryshme kohore, vendosen në fushat e përsëritshme 702 apo 712.
Kjo fushë është e detyrueshme dhe e nevojshme për identifikimin dhe kërkimin e serialeve. Plotësohen nënfushat 011e dhe/ose 011c. Të dhënat vendosen sipas rregullave të njëjta sikurse te përshkrimi bibliografik (shih kapitullin 011 – ISSN).
Kjo fushë është e detyrueshme dhe e nevojshme për identifikimin dhe kërkimin e serialeve. Plotësohen nënfushat 200abhi. Të dhënat vendosen sipas rregullave të njëjta sikurse te përshkrimi bibliografik (shih kapitullin 200 – Titulli dhe të dhënat për përgjegjësinë).
Në këtë fushë shënohen të dhënat e emërtimit (kryetitullit) uniform për personin që bartë përgjegjësinë dytësore për serialin (p.sh. redaktor, përkthyes etj.).
Treguesi i dytë ka vlerën e paracaktuar "1", sepse në nënfushën 702a zakonisht shënohet mbiemri, ndërsa në nënfushën 702b emri.
Në vazhdim janë përshkruar ato nënfusha të fushës 702, të cilat në bazat bibliografike ose mungojnë fare ose përdoren ndryshe. Për përshkrimin e nënfushave të tjera shih kapitullin 700 – Emër vetjak – përgjegjësi parësore.
Në këtë nënfushë shënohet periudha për të cilën vlejnë të dhënat në fushë.
viti1-viti2
(Të dhënat në fushë vlejnë për periudhën e shënuar.)
viti-
(Të dhënat në fushë vlejnë për periudhën nga viti i shënuar e në vazhdim.)
viti
(Të dhënat në fushë vlejnë për vitin e shënuar.)
Nënfusha 0 - Periudha kohore është e përsëritshme, sepse e dhëna në fushë mund të vlejë për periudha të ndryshme.
Shënimet bëhen kur të dhënat për vitet e vendosura në nënfushën 0 - Periudha kohore nuk mjaftojnë për identifikimin e periudhës. Këto shënime u ndihmojnë bibliografëve dhe në bibliografi nuk shfaqen.
Në nënfushë vendoset numri identifikues i regjistrimit të njësuar për emrin vetjak të vendosur në këtë fushë.
Në këtë nënfushë shënohet kodi që përcakton marrëdhënien midis personit, emri i të cilit është shënuar në fushë, dhe njësisë bibliografike.
Në listën e kodeve për këtë nënfushë janë vetëm kodet më të rëndësishme për serialet:
130 | disenjator grafik |
340 | redaktor |
341 | anëtar i bordit redaktorial* |
342 | redaktor i ftuar (i përkohshëm)* Personi që redakton një pjesë të numrit të revistës (blloku tematik). |
343 | redaktor shkencor* |
344 | kryeredaktor* |
345 | redaktor përgjegjës* |
346 | kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës* |
347 | anëtar i bordit redaktorial* |
348 | kryetar i bordit redaktorial* |
349 | redaktor teknik* |
400 | financues/sponsor |
440 | ilustrator |
540 | mbikëqyrës/kontraktues |
600 | fotograf |
730 | përkthyes |
901 | recensues* |
913 | autor i përmbledhjes (abstraktit)* |
914 | përkthyes i përmbledhjes (abstraktit)* |
925 | konsulent* |
926 | korrektor gjuhësor* |
930 | redaktor i numrit tematik* Personi që redakton komplet numrin tematik të revistës. |
Nënfusha formohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve nga baza e të dhënave CORES me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhur për t'u fshirë.
Kur fusha 702 është e lidhur me regjistrimin e njësuar të përzgjedhur për t'u fshirë, gjatë bashkërendimit në nënfushën 3 në mënyrë automatike vendoset numri identifikues i regjistrimit të vlefshëm të njësuar, ndërsa në nënfushën 9 transferohet numri identifikues i regjistrimit "të fshirë".
Në këtë fushë shënohet emërtimi (kryetitulli) uniform për organizatën që ka përgjegjësi dytësore për njësinë.
Në vazhdim janë përshkruar ato nënfusha të fushës 712, të cilat në bazat bibliografike ose mungojnë fare ose përdoren ndryshe. Për përshkrimin e nënfushave të tjera shih kapitullin 710 – Emër organizate – përgjegjësi parësore.
Në këtë nënfushë shënohet periudha për të cilën vlejnë të dhënat në fushë (shih nënfushën 7020 - Periudha kohore).
Shënimet bëhen kur të dhënat për vitet e vendosura në nënfushën 0 – Periudha kohore nuk mjaftojnë për identifikimin e periudhës. Këto shënime u ndihmojnë bibliografëve dhe në bibliografi nuk shfaqen.
Në këtë nënfushë shënohet kodi që përcakton marrëdhënien midis organizatës, emri i së cilës është shënuar në fushë, dhe njësisë bibliografike.
Në listën e kodeve për këtë nënfushë janë vetëm kodet më të rëndësishme për serialet (shih nënfushën 7024 – Kodi për llojin e autorësisë).
Regjistrimi për serialin në bazën e të dhënave CORES.XX. kërkohet përmes numrit të ISSN-së (011ec) ose përmes titullit të saktë (200a). Redaktohet dhe ruhet në të njëjtën mënyrë sikurse në bazën bibliografike.
Nëse në bazën CORES.XX nuk ndodhet regjistrimi për serialin e caktuar, regjistrimi shkarkohet nga baza e përbashkët e të dhënave. Në këtë mënyrë nga baza e përbashkët në bazën retrospektive të të dhënave transferohen nënfushat 011ec dhe 200abhi. Regjistrimi plotësohet me të dhënat retrospektive dhe ruhet.
Në bazën e të dhënave për retrospektivën e serialeve nuk mund të krijohen regjistrimet e reja. Për këtë arsye çdo regjistrim për serialet fillimisht duhet të krijohet dhe të ruhet në bazën bibliografike të të dhënave.
Te përgatitja e bibliografive personale, krahas regjistrimeve nga baza bibliografike do të respektohen edhe regjistrimet nga baza retrospektive e serialeve.
Regjistrimi nga baza e të dhënave për retrospektivën e serialeve përfshihet në bibliografinë personale nëse në fushën 702 ka të dhënat për personin për të cilin përgatitet bibliografia, dhe e dhëna në nënfushën 0 – Periudha kohore mbulon periudhën për të cilën përgatitet bibliografia.
011 ⊔⊔ e0570-8966 200 ⊔⊔ aArheološki vestnik 702 01 330281571 aKorošec bJosip 4340 81-008 01950-1958 (Josip Korošec ka qenë redaktor i revistës nga viti 1950 deri 1958.) 702 01 31938275 aKastelic bJože 4341 702596 01973-1983 (Jože Kastelic nga viti 1959 deri 1966 ka qenë redaktor, ndërsa nga viti 1973 deri 1983 ka qenë anëtar i bordit redaktorial. Për shkak të dy llojeve të autorësisë në periudha të ndryshme është përsëritur fusha 702.) 702 01 31513315 aGabrovec bStane 4340 700284 84-048 01960-1966 01968 (Stane Gabrovec ka qenë redaktor nga viti 1960 deri 1966 dhe në vitin 1968.) 702 01 32283875 aDolenc Vičič bAndreja 4349 704622 81-008 02006- (Andreja Dolenc Vičič është redaktor teknik i revistës nga viti 2006.) Nëse përgatitni bibliografinë e Jože Kastelic për periudhën që përfshihet në nënfushën 0 (p.sh. nga viti 1950 e në vazhdim), në mesin e njësive bibliografike do të jetë edhe Arheološki vestnik. Paraqitja (në formatin ISO):
...
AUTORËSIA DYTËSORE
Redaktor
…
96. Arheološki vestnik. Kastelic, Jože (redaktor 1959-1966, anëtar i bordit redaktorial 1973-1983). Ljubljana: Slovenska akademija znanosti in umetnosti, 1950-. ISSN 0570-8966.
…
011 ⊔⊔ e0352-1982 200 ⊔⊔ aAB 702 01 33197283 aKoželj bJanez 01998- 4730 4341 709810 (Janez Koželj është përkthyes dhe anëtar i bordit redaktorial të revistës nga viti 1998 e në vazhdim.) 702 01 35079907 aLobnik bUroš 01999 4342 721512 1Red. I ftuar (i përkohshëm) për nr. 143/144, julij 1999 (Uroš Lobnik ka qenë redaktor i ftuar vetëm në një numër të revistës. Kjo e dhënë vendoset në nënfushën 1.) Nëse përgatitni bibliografinë personale të Janez Kožel për periudhën nga viti 1998 e në vazhdim, në mesin e njësive bibliografike do të jetë edhe revista AB. Paraqitja (në formatin ISO):
...
AUTORËSIA DYTËSORE
Redaktor
…
4. AB. Arhitektov bilten. Koželj, Janez (anëtar i bordit redaktorial 1998-). Ljubljana: Društvo arhitektov, 1972-. ISSN 0352-1982.
…
Përkthyes
...
15. AB. Arhitektov bilten. Koželj, Janez (përkthyes 1998-). Ljubljana: Društvo arhitektov, 1972-. ISSN 0352-1982.
…
712 01 aSlovenija bMinistrstvo za kulturo 4400 01994- (Ministria për Kulturë mbështet financiarisht botimin e serialit që nga viti 1994.) 011 ⊔⊔ e1580-8432 200 0⊔ aAgricultura 702 01 361027939 aPrevolnik Povše bMaja 02018- 4344 727890 83-209 (Numri i revistës Agricultura është botuar me vonesë, për këtë arsye në nënfushën 0 vendoset viti si numërtim (2018) dhe jo viti i botimit (2020), i cili ndodhet edhe në revistë.) 011 ⊔⊔ e1424-8220 200 0⊔ aSensors bBurim elektronik 702 01 3217520739 aTomažič bSimon f1987- 02023 4930 735420 83-107 1Redaktor i numrit tematik "Intelligent soft sensors" (Numri tematik është botuar në vitin 2023. Artikujt e një teme të caktuar brenda numrit tematik janë botuar në numrat e rregullt të revistës Sensors midis viteve 2021 dhe 2023.)