COMARC/B | shtator | 2018 |
Blloku 7XX përmban emra të personave dhe organizatave që kanë përgjegjësi intelektuale për njësinë bibliografike që përshkruhet.
Shënimi i emrave vetjakë në fushat 700, 701, 702, 900, 901 dhe 902 (në vazhdim 70X dhe 90X) dhe emrave të organizatave në fushat 710, 711, 712, 910, 911 dhe 912 (në vazhdim 71X dhe 91X) varet nga prania ose jo e kontrollit të njësuar të emrave vetjakë dhe emrave të organizatave në sistemin e përbashkët të katalogimit. Kontrolli i njësuar i emrave vetjakë për momentin funksionon në sistemet COBISS.SI, COBISS.BG dhe COBISS.AL, ndërsa kontrolli i njësuar i emrave të organizatave vetëm në sistemin COBISS.SI.
Me ndërtimin e bazës së njësuar të të dhënave dhe me zbatimin e kontrollit të njësuar të emrave vetjakë dhe emrave të organizatave në sistemin e katalogimit të përbashkët ka ndryshuar mënyra e shënimit të të dhënave në fushat 70X, 90X dhe 71X, 91X. Derisa emërtimet uniforme për emrat vetjakë në fushat 70X mund të transferohen vetëm nga baza e njësuar e të dhënave, emërtimet uniforme për organizatat në fushat 71X mund të transferohen nga baza e njësuar e të dhënave ose të shënohen në mënyrë manuale. Lidhja midis regjistrimeve të njësuara dhe emrave vetjakë në fushat 70X, apo emrave të organizatave në fushat 71X të regjistrimit bibliografik bëhet përmes nënfushës 7XX3 – Numri i regjistrimit të njësuar (shih manualin COBISS3/Katalogimi, kap. Shënimi i të dhënave në fushat me kontroll të njësuar dhe manualin COMARC/A Formati për të dhënat e termave të njësuar). E njëjta gjë vlenë edhe për shtimin e varianteve të emërtimeve dhe emërtimeve në lidhshmëri, ku fushat përkatëse 90X dhe 91X shtohen në mënyrë automatike në regjistrimet bibliografike.
Në sistemin, në të cilin shënimi i emrave vetjakë apo emrave të organizatave nuk kontrollohet, kataloguesi duhet t’i plotësoj vet të gjitha nënfushat përkatëse në fushat 70X dhe 90X si dhe fushat 71X dhe 91X.
Në përshkrimin e fushave 70X dhe 90X me dy yllthe "**" janë identifikuar edhe fushat, të cilat janë anuluar pas zbatimit të kontrollit të njësuar (ndonëse ato vazhdojnë të përdoren në sistemet pa kontroll të njësuar).