COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Amars2018

950 Pikëqasja në lidhshmëri e palidhur*

Fusha përmban lidhjen me pikëqasjen në lidhshmëri, për të cilën ende nuk është krijuar regjistrimi i njësuar. Fusha do të përdoret për vendosjen e lidhjes së mëvonshme automatike midis regjistrimeve të njësuara, kur ato të krijohen.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
950Pikëqasja në lidhshmëri e palidhur*r
aPikëqasjanr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimitnr
5Kodi për marrëdhëniennr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

950a Pikëqasja

Në këtë nënfushë shënohet pikëqasja në tërësi si dhe vendosen të gjitha shenjat e pikësimit që ndodhen midis të dhënave.

9502 Kodi i sistemit

Kodi tregon sistemin e emërtimeve lëndore, të cilit i takon pikëqasja.

9503 Numri i regjistrimit

Nënfusha përmban numrin identifikues të regjistrimit të njësuar nga lista e huaj e emërtimeve lëndore.

9505 Kodi për marrëdhënien

Kodi tregon marrëdhënien midis pikëqasjes në lidhshmëri në fushën 950 dhe pikëqasjes në fushën 2XX.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha 950 përdoret vetëm në regjistrimet në bazën e njësuar të të dhënave SGC. Kjo fushë plotësohet, kur përmes fushës 5XX duhet të lidhet regjistrimi i njësuar me regjistrimin e njësuar për termin në lidhshmëri, mirëpo kjo nuk është e mundur sepse ky i fundit ende nuk është në bazë. Për këtë arsye në fushën 950 vendosen të dhënat për termin në lidhshmëri, në vend se, për termin në lidhshmëri, të plotësohet fusha 5XX.

Në këtë rast, sipas mundësisë, si lidhje përdoret pikëqasja përkatëse nga lista e emërtimeve lëndore Library of Congress Subject Headings (LCSH), apo nga lista e emërtimeve lëndore Répertoire d'autorité-matière encyclopédique et alphabétique unifié (RAMEAU). Në nënfushën a shënohet pikëqasja, në nënfushën 2 kodi i sistemit LCSH ose RAMEAU dhe në nënfushën 3 numri identifikues nga LCSH ose RAMEAU. Nëse as në LCSH dhe as në RAMEAU nuk ndodhet regjistrimi i duhur për termin në lidhshmëri, në nënfushën a shënohet pikëqasja në gjuhën sllovene, e krijuar sipas rregullave SGC, në nënfushën 2 kodi i sistemit SGC, ndërsa nënfusha 3 lihet e zbrazët.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    250⊔⊔aPllaka argjile
    950⊔⊔2lc 3sh 85131815 5g aTablets (Paleography)
    (Në bazën e të dhënave SGC ende nuk ndodhet termi i gjerë për termin Pllaka argjile. Për këtë arsye termi i gjerë nuk mund të shënohet në fushën 550. Në fushën 950 shënohen të dhënat për termin e gjerë, të gjetur në LCSH.)
  2. * COBISS.net

    250⊔⊔aUshqimi i shëndetshëm
    950⊔⊔2ram 3FRBNF11937798 5z aDiététique
    (Në bazën e të dhënave SGC ende nuk ndodhet regjistrimi për termin në lidhshmëri Dietologjia. Për këtë arsye nuk mund të plotësohet fusha 550. Në fushën 950 shënohen të dhënat për termin në lidhshmëri, të gjetur në RAMEAU.)