COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Ashtator2018

801 Origjina e regjistrimit

Në këtë fushë vendoset institucioni, i cili është përgjegjës për krijimin e regjistrimit, dhe data e vendosjes së të dhënave. Fusha përsëritet për shënimin e institucionit që regjistrimin e ka transkriptuar, ndryshuar ose publikuar. Data te regjistrimet e reja është data e krijimit të regjistrimit. Te regjistrimet e redaktuara kjo është data e redaktimit të fundit.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
801Origjina e regjistrimitr
aShtetinr
bInstitucioninr
cData e veprimit të funditnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Funksioni i institucionit
0institucioni katalogues
1institucioni që kopjon të dhënat
2institucioni që ndryshon të dhënat
3institucioni që publikon regjistrimin

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

801a Shteti

Kodi i shtetit, në të cilin ndodhet institucioni që ka publikuar regjistrimin. Kodi është në përputhje me standardin ISO 3166.

801b Institucioni

Kodi i institucionit nga MARC Code List for Organizations.

801c Data e veprimit të fundit

Data e veprimit të fundit, e shënuar në formën VVVVMMDD, në përputhje me standardin ISO 8601.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Një institucion mund të krye disa ose të gjitha funksionet. Fusha përsëritet vetëm nëse janë ndryshuar të dhënat për datën e veprimit të fundit, rregullat e katalogimit ose formatin. Nëse në regjistrim nuk janë bërë ndryshime, në të ndodhet vetëm fusha që është plotësuar e para.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

100TË DHËNAT E PËRGJITHSHME PËR PËRPUNIMIN

SHEMBUJ

  1. 801⊔0aUS bDLC c19800516
  2. 801⊔3aGB bbl c19831121
  3. 801⊔0aFR bFR-693836101 c20070215
    (Regjistrim i njësuar, i krijuar në Bibliothèque nationale de France.)
  4. 801⊔0aRU bNLR c19961109
  5. *

    801⊔0ausa bNNHWW
    801⊔1ausa bNNHWW c19821215
    801⊔2asvn bSI-MaIIZ
    (Dy fushat e para kanë kodin e institucionit që është përgjegjës për katalogimin dhe kopjimin e regjistrimit.)