COMARC/B | prill | 2012 |
Fusha përdoret për shënimin e të dhënave për të cilat në formatin COMARC/B nuk ekziston fushë ose nënfushë e veçantë. Fusha ekziston vetëm në nivelin lokal, në COBIB nuk është.
Për shkak se nënfushat e fushës 993 janë të emëruara me terma të përgjithshëm (nënfusha a, nënfusha b…), bibliotekat që përdorin këtë fushë për bazën e tyre lokale duhet të përcaktojnë qëllimin e nënfushave. Rekomandohet përgatitja e udhëzimeve interne për përdorimin e fushës dhe këto udhëzime duhet të respektohen nga të gjithë kataloguesit e bibliotekës. Kataloguesit duhet të përzgjedhin të dhënat që dëshirojnë t'i shënojnë në nënfushat e veçanta dhe në të njëjtën kohë të kujdesen për formën, strukturën dhe cilësin e të dhënave. Nëse bëhet fjalë për të dhënat që kërkojnë përsëritjen e nënfushave, duhet të përcaktohet edhe renditja e këtyre nënfushave (p.sh. renditja e nënfushës së përsëritur disa herë ose përsëritja e grupeve të dy ose më shumë nënfushave të njëpasnjëshme). Për implementimin e fushës 993 bibliotekat duhet të këshillohen me qendrën kombëtare COBISS.
Fusha 993 nuk shfaqet në COBIB. Për shkak se secila bibliotekë e përdor ndryshe, fusha nuk është e përshtatshme për përdorim në aplikacionet që kërkojnë strukturë unike të të dhënave, p.sh. në COBISS/OPAC, në shfaqjet e definuara standarde etj. Fusha është e indeksuar dhe përdoret vetëm për kërkim në bazën lokale dhe veçanërisht për shfaqjet e definuara të përdorimit në nivelin lokal në kuadër të programit për katalogim të përbashkët.
* COBISS.net
993 ⊔⊔ a[CRSofi±ja] bCRBalkan pres (Biblioteka është përcaktuar që në fushën 993 të shënoj këto të dhëna: në nënfushën a vendin e printimit në rasën emërore dhe në nënfushën b shtypshkronjën në formën e unifikuar. Të dhënat në nënfushat 993a dhe 993b mund të ndryshojnë nga të dhënat në nënfushat 210e dhe 210g, në të cilat të dhënat shënohen në formën siç janë në njësi. Fushën 993 kjo bibliotekë e përdorë për përgatitjen e listës së shtypshkronjave.)