COMARC/B | mars | 1996 |
Kjo fushë përdoret për shënimin e të dhënave për nevojat lokale të bibliotekës.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
992 | Fusha për nevojat lokale* | nr | |
a | Kodi i statistikës** | nr | |
b | Shenja të regjistrimit | nr | |
c | Numri i përgjithshëm i njësive në një vit ** | nr | |
d | Qëllimi i botimit** | nr | |
e | Numri i kopjeve të shtypura** | nr | |
f | Lloji i botuesit** | nr | |
g | Viti i parë dhe shenja e vëllimit** | nr | |
h | Shënimi për vitin e botimit** | nr | |
l | Emri dhe adresa e pranuesit** | r | |
v | Burimi | nr | |
x | Emërtimi lëndor për redaktim** | r | |
y | Numri i inventarit i serialit* | r | |
6 | Të dhënat për lidhjen** | nr |
Kjo nënfushë përdoret për të vendosur shenjën e regjistrimit, e cila më vonë mundëson përzgjedhje dhe shfaqje të ndryshme të regjistrimeve.
Me regjistrimet që përmbajnë këtë shenjë mund të përgatiten raporte të ndryshme siç është lista e risive, bibliografia, statistika etj.
Kjo mënyrë e shënjimit mund të përdoret edhe për përgatitjen e statistikave në punën e një kataloguesi; shenjat ndahen nga njëra tjetra me presje (shih shembujt 1, 2, 3).
Kjo nënfushë përdoret për të bërë lidhjen ndërmjet koleksioneve të një botimi që vazhdon të botohet me koleksionet e një botimi të përfunduar, pjesë përbërëse e të cilit është.
Ky lloj botimi është kataloguar si botim që vazhdon të botohet dhe si botim që ka përfunduar (ka ISSN dhe ISBN). Të dhënat për koleksionin e bibliotekës vendosen vetëm për botimin që vazhdon të botohet në fushën 997, ndërsa lidhja me regjistrimin për botimin e përfunduar bëhet duke vendosur numrin e inventarit në nënfushën 992y në regjistrimin e botimit të plotë kur del.
Në nënfushën 992y përveç numrit të inventarit të serialit vendoset edhe numri/shenja e vëllimit të numrit tematik; të dhënat ndahen njëra nga tjetra me presje. Shenja e njësisë gjithmonë shënohet me shkronja të mëdha (shih shembujt 4, 5, 6).
Në regjistrimin për botimin e përfunduar në nënfushën 225a shënohet titulli i botimit aktual, në nënfushën 225x numrin e tij të ISSN-së dhe në nënfushën 225v vendoset numërtimi i vëllimit (viti, numri etj.). Nënfushat e tjera të fushës 225 plotësohen sipas nevojës (shih shembullin 7).
* COBISS.net
992 ⊔⊔ bnumri_i_bibliografisë, statistika_personale_e_bibliotekarit *
992 ⊔⊔ bdd9010,ap9015 *
992 ⊔⊔ baonv9010,sovm9014,povs9023 *
992 ⊔⊔ y199401130,6 *
992 ⊔⊔ y198100231,2/3 *
992 ⊔⊔ y199605012,PRIL1 *
011 ⊔⊔ e0351-0026 200 1⊔ aZdravstveno varstvo erevija za teorijo in prakso preventivnega zdravstvenega varstva e= Slovenian journal of public health 997 02 c1 df2\n4572\s34,1995 f199502760 jLet.\34 k1995 mšt.\1/2+3/4+5/8<I. slovenski kongres preventivne medicine>+9-10+11/12 o19950623 p4 vd (Regjistrimi për serialin.) 200 0⊔ aI. slovenski kongres preventivne medicine, Bled, 19. - 22. oktober 1994 225 2⊔ aZdravstveno varstvo x0351-0026 vǂLet. ǂ34, ǂšt. ǂ5/8 992 ⊔⊔ y199502760,5/8 (Regjistrim për një numrin tematik.)