COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bqershor2006

323 Shënimi për interpretuesit (materiale projektimi, video dhe regjistrime zanore)

Fusha përmban emrat e aktorëve, interpretuesve, tregimtarëve, prezantuesve etj. në një video ose material projektimi. Përmban gjithashtu emrat e interpretuesve bashkëpunëtor ose grupeve interpretuese dhe mënyrën e interpretimit për regjistrimet zanore.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
323Shënimi për interpretuesit (materiale projektimi, video dhe regjistrime zanore)r
aTeksti i shënimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

323a Teksti i shënimit

Shënimi për interpretuesit, grupet interpretuese etj.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Shënimi për secilin lloj të interpretuesve bëhet në një fushë të përsëritur 323.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200TITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË
Nëse emrat e interpretuesve janë vendosur në fushën 200, fusha 323 nuk është e nevojshme.
322SHËNIMI PËR BASHKËPUNËTORËT (MATERIALE PROJEKTIMI, VIDEO DHE REGJISTRIME ZANORE)
Fusha përmban të dhëna për personat ose organizatat që nuk janë interpretues.
7XXBLLOKU I TË DHËNAVE PËR PËRGJEGJËSINË
Të dhënat për interpretuesit nga fusha 323 vendosen edhe në bllokun 7XX.

SHEMBUJ

  1. 323⊔⊔aCast: Mary Pickford, Claire McDowell, Dorothy Bernard, Charles West
  2. 323⊔⊔aNarrators: Sian Phillips and Nigel Davenport
  3. 323⊔⊔aMarshall Moss, violin; Neil Roberts, harpsichord
  4. 323⊔⊔aNarrator: Salome Jens
    323⊔⊔aCast: Daryl Hannah (Ayla), Pamela Reed (Iza), James Remar (Creb)
    (Regjistrimi përmban dy fusha 323, për secilin lloj të interpretuesve nga një fushë. Në fushën e dytë 323 brenda klapave është vendosur edhe emri i personazhit, të cilin e luan secili anëtar i trupës.)
  5. * COBISS.net

    2000⊔aMuza bRegjistrim zanor fRobert Bunjaku g[Ilda Kuqi ... et. al.]
    323⊔⊔aInterpretues: Orkestra Simfonike e RTSH-së, Orkestra Simfonike e Filharmonisë së Kosovës, Trupa e Baletit TOP Channel dhe Zig Zak orkestra.
  6. * COBISS.net

    323⊔⊔aLuajnë: James Cromwell, Melanie Griffith, John Malkovich
  7. * COBISS.net

    323⊔⊔aInstrumentalistë: Jorgo Kaçinari, kitarë klasike dhe elektrike, Dren Abazi, bas kitarë, Tina Hoxha, bateri, Leonard Sopi, flautë, Sara Braho, klarinet, saksofon
    (Regjistrim bibliografik për regjistrimin zanor "Tinguj modern" me interpretuesit në fushën 323.)
  8. * COBISS.net

    323⊔⊔aKëngë shqipe të veriut
    323⊔⊔aKëndojnë: Drita Rama dhe Era Krasta