COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Amars2018

856 Vendndodhja elektronike dhe qasja

Kjo fushë në regjistrimet e njësuara mund të përdoret për sigurimin e të dhënave shtesë (elektronike) për entitetin, për të cilin është krijuar regjistrimi.

Fusha përmban të dhëna për vendin ku ndodhet ose ku mundësohet qasja në njësinë elektronike. Përmban edhe të dhënat që mundësojnë qasjen në njësi; mënyra e qasjes është përcaktuar përmes vlerës së treguesit.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
856Vendndodhja elektronike dhe qasjar
aEmri i strehuesit (host)r
bNumri i qasjesr
cTë dhënat për ngjeshjenr
dShtegur
eData dhe ora e kontrollimit dhe qasjesnr
fEmri elektronikr
gEmri uniform i burimit (URN)r
hEkzekutuesi i kërkesës (emri i përdoruesit)nr
iInstruksionir
jBajt për sekondë (BPS)nr
kFjalëkaliminr
lLidhja me rrjetinnr
mNdihma për qasjer
nEmri i vendndodhjes së strehuesit në nënfushën anr
oSistemi operativnr
pPortanr
qLloji i skedaritnr
rParametratnr
sMadhësia e skedaritr
tImitimi i skajshëmr
uVendndodhja unike e burimit (URL)nr
vOrët kur qasja është e mundshmer
xShënimi i brendshëmr
yMënyra e qasjesnr
wNumri i kontrollit të regjistrimitr
zShënimi publikr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Mënyra e qasjes
0postë elektronike
1FTP
2lidhje në distancë (telnet)
3lidhje me telefon
4HTTP
7mënyrë e specifikuar në nënfushën y
nuk ka të dhëna
2Nuk është i përcaktuar

Treguesi i parë përshkruan mënyrën e qasjes në burimin elektronik.

Nëse treguesi i parë ka vlerën "0", qasja në burimin elektronik është i mundur përmes postë elektronike. Nëse treguesi i parë ka vlerën "1" në fushat përkatëse mund të shënohen të dhënat e nevojshme për transferimin e burimit elektronik. Nëse treguesi i parë ka vlerën "2" dhe "3" shënohen të dhënat për mënyrën e lidhjes me burimin.

Vlera "7" e treguesit të parë përdoret te mënyra ndryshe e qasjes (vendoset në nënfushën y) në burimin elektronik.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

856a Emri i strehuesit (host)

Nënfusha përmban adresën e strehuesit dhe përsëritet nëse i njëjti strehues ka disa adresa.

856b Numri i qasjes

Kjo e dhënë mund të jetë protokolli i internetit (IP) nëse njësia është në internet, ose numri i telefonit nëse qasja është e mundur nëpërmjet lidhjes telefonike. Këto të dhëna mund të ndryshojnë shpesh dhe mund të përditësohen në mënyrë automatike. Numri i telefonit shënohet në formën [kodi i shtetit]-[kodi i zonës]-[numri i telefonit] p.sh. 49-69-15251140 (numri në Frankfurt, Gjermani), 1-202-7076237 (numri në Washington, D.C., në SHBA). Nëse është edhe ndonjë numër i brendshëm (intern) ai shënohet pas numrit të telefonit. Numri i telefonit dhe numri i brendshëm mes tyre ndahen me "x" p.sh. 1-703-3589800x515 (numër telefoni me numër të brendshëm).

856c Të dhënat për ngjeshjen

Nënfusha përdoret kur nevojitet program i veçantë për çngjeshjen e të dhënave.

856d Shtegu

Vendoset emri i direktorisë/nëndirektorisë, në të cilin ndodhet skedari.

856e Data dhe ora e kontrollimit dhe qasjes

Koha e qasje së fundit në burimin elektronik në formën VVVVMMDDOOMM.

856f Emri elektronik

Shënohet emri i skedarit siç është në direktorinë/nëndirektorinë e shënuar në nënfushën d dhe në strehuesin e shënuar në nënfushën a. Nënfusha f mund të përsëritet nëse skedari i cili përfaqëson një tërësi është i ndarë në disa pjesë të ruajtura me emra të ndryshëm. Pjesët e ndara përbëjnë një njësi bibliografike. Në të gjitha rastet e tjera për skedarin me disa emra përsëritet fusha 856 me emrin përkatës të skedarit në nënfushën f. Emri i skedarit mund të përmbaj karaktere gjithëpërfshirëse (p.sh. "*" ose "?") me shënimin në nënfushën z që shpjegon mënyrën e emërimit të skedarit. Te disa sisteme duhet të keni kujdes në shkronjat e vogla dhe të mëdha gjatë shënimit të emrit të skedarit.

Nënfusha mund të përmbaj edhe emrin e botimit elektronik ose të konferencës.

856g Emri uniform i burimit (URN)

Shënohet URN (Uniform Resource Name) e cila paraqet emrin uniform global, pavarësisht nga vendndodhja.

856h Ekzekutuesi i kërkesës (emri i përdoruesit)

Shënohet emri i përdoruesit ose ekzekutuesi i kërkesës që janë të dhënat para simbolit "@" në adresën e strehuesit.

856i Instruksioni

Shënohet instruksioni (komanda) i nevojshëm për përpunimin e kërkesës nga ana e strehuesit në distancë.

856j Bajt për sekondë (BPS)

Shënohet numri më i vogël dhe numri më i madh i bajteve për sekond te transferimi i të dhënave pas lidhjes me strehuesin. E dhëna shënohet në këtë formë: [më së paku BPS]-[më së shumti BPS]. Nëse në dispozicion është vetëm e dhëna për numrin më të vogël, ajo shënohet kështu: [më së paku BPS]-. Nëse në dispozicion është vetëm e dhëna për numrin më të madh, ajo shënohet kështu: -[më së shumti BPS].

856k Fjalëkalimi

Shënohet fjalëkalimi publik për përdorim të përgjithshëm dhe jo fjalëkalimi sekret.

856l Lidhja me rrjetin

Shënohen fjalët të cilat janë kusht për të bërë lidhjen, që kanë përdorim të përgjithshëm dhe janë publike.

856m Ndihma për qasje

Shënohet adresa ose personi i kontaktit për ndihmë gjatë qasjes.

856n Emri i vendndodhjes së strehuesit në nënfushën a

Shënohet vendndodhja e strehuesit nga nënfusha a.

856o Sistemi operativ

Mund të shënohet sistemi operativ të cilin e përdor strehuesi i shënuar në nënfushën a.

856p Porta

Shënohet pjesa e adresës që identifikon procesin ose shërbimin në strehues.

856q Lloji i skedarit

Nënfusha përmban të dhënën për llojin e skedarit ose prezantimin e të dhënave (p.sh. tekst/HTML, ASCII, postscript, program – exe ose JPEG). Informacioni është për përdoruesit, që të mund të njihen me mundësitë e përdorimit ose leximit të skedarit (p.sh. çfarë softueri ose hardueri nevojitet për shfaqjen e skedarit). Lloji i skedarit përcakton edhe mënyrën e transferimit të skedarit, përkatësisht mënyrën e transferimit të të dhënave në rrjet. Zakonisht skedarët tekst transferohen si të dhëna karakteresh në grupin e karaktereve ASCII (shkrimi bazë latin, numrat nga 0 deri 9, disa karaktere të veçanta dhe shumica e shenjave të pikësimit). Për skedarët tekst me karaktere që nuk i takojnë grupit ASCII ose të dhënat jo tekst (p.sh. programet kompjuterike, imazhet) duhet të përdoret mënyrë tjetër e transferimit, zakonisht mënyra binare. Llojin e skedarit mund ta kërkoni në listat siç është Internet Media Types (MIME types).

856r Parametrat

Vendosen parametrat e përdorur për transferimin e të dhënave. Ata janë:

  • numri i bajteve të të dhënave (numri i bajteve për karakter),

  • numri përfundimtar i bajteve (numri i bajteve që tregon fundin e një bajti),

  • pariteti (pariteti që kontrollon teknikën e përdorur).

Sintaksa e këtyre elementeve është: [pariteti]-[numri i bajteve të të dhënave]-[numri përfundimtar i bajteve]. Nëse ekziston vetëm e dhëna për paritetin vetëm ajo shënohet, pa vizë p.sh. [pariteti]. Nëse është i pranishëm edhe një nga dy elementet e tjera, pas elementit që mungon vendoset viza në vendin e duhur p.sh. [pariteti]--[numri përfundimtar i bajteve] ose [pariteti]-[numri i bajteve të të dhënave]-. Vlerat e paritetit janë: O (Odd – numër tek), E (Even – numër çift), N (None – vlera nuk ekziston), S (Space - hapësirë) dhe M (Mark - shenjë).

856s Madhësia e skedarit

Vendoset madhësia e skedarit, emri i të cilit është vendosur në nënfushën f. Zakonisht ajo shprehet në bajte. Kjo nënfushë përsëritet në rast se përsëritet nënfusha për emrin e skedarit. Në këtë rast nënfusha s është menjëher pas nënfushës f, të cilës i takon.

856t Imitimi i skajshëm

Shënohet imitimi i skajshëm.

856u Vendndodhja unike e burimit (URL)

Shënohet URL (Uniform Resource Locator) që përmban të dhënat për qasjen elektronike në sintaksën standarde. Me adresën URL mund të gjendet njësia elektronike duke përdorur një nga protokollet e internetit (shih shembujt).

856v Orët kur qasja është e mundshme

Shënohet orari (orët), kur qasja në burimin elektronik, në vendndodhjen e shënuar në këtë fushë, është e mundshme.

856w Numri i kontrollit të regjistrimit

Shënohet numri i kontrollit i regjistrimit.

856x Shënimi i brendshëm

Në këtë nënfushë mund të shënohen informacionet që i nevojiten kataloguesit, mirëpo nuk janë të përshtatshme për përdoruesit e bibliotekës.

856y Mënyra e qasjes

Shënohet mënyra e qasjes kur vlera e treguesit të parë është "7". Nënfusha mund të përmbaj mënyrën e qasjes që nuk është një nga tre protokollët kryesorë TCP/IP të specifikuar në treguesin e parë. Të dhënat në këtë nënfushë u përshtaten skemave të publikuara në Uniform Resource Locators (URL) (RFC 1738), përgatitur nga Resource Identifiers Working Group në IETF. The Internet Assigned Numbers Authority (IANA) mirëmban listën e skemave URL si dhe përcakton sintaksën dhe përdorimin e skemave të reja.

856z Shënimi publik

Në këtë nënfushë mund të vendoset shënimi në formën e përshtatshme për t’u shfaqur për përdoruesit e bibliotekës.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përsëritet kur ka të dhëna të ndryshme për titullin (nënfushat a, b, d) dhe kur ekzistojnë disa mënyra të qasjes. Bibliotekat mund të kenë tituj të ndryshëm URL për të njëjtin burim elektronik. Për këtë arsye fushat ekzistuese 856 që i kanë plotësuar bibliotekat e tjera nuk duhet të ndryshohen, mirëpo të dhënat vendosen në një fushë të re 856, nëse kjo është e nevojshme. Fusha përsëritet edhe kur ekzistojnë disa emra të skedarit (nënfusha a), përveç në rastet kur njësia është është e ndarë në disa pjesë për ruajtje dhe kërkim online.

SHEMBUJ

  1. 200⊔1aRussell, bBertrand, f1872-1970
    8564⊔uhttp://plato.stanford.edu/entries/russell
  2. 21002aLibrary of Congress. bCopyright Office
    8564⊔uhttp://lcweb.loc.gov/copyright
  3. 21012aInternational Conference on the Principles and Future Development of AACR2
    8564⊔uhttp://www.nlc-bnc.ca/jsc/
  4. * COBISS.net

    200⊔1aVasle bJuan
    400⊔15z aVasle bJanez
    830⊔⊔aFusha e veprimtarisë: këngëtar opere dhe gazetar
    8564⊔uhttp://www2.arnes.si/guest/jvasle
    8560⊔umailto:juan.vasle@guest.arnes.si