COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bjanar2024

I Përpunimi përmbledhës i materialeve bibliotekare – regjistrimet për koleksionet artificiale

Disa materiale të caktuara bibliotekare, të cilat ka mundësi të përpunohen si njësi të pavarura, për shkak të racionalizimit të punës bashkohen në grupe, të cilat quhen koleksione artificiale. Koleksionet e tilla katalogohen në një regjistrim bibliografik, përkatësisht regjistrim përmbledhës (koleksionet). Elementi i përbashkët që lidhë njësitë në koleksion zakonisht është përmbajtja, ngjarja ose periudha, botuesi, forma fizike, prejardhja etj. Kjo mënyrë e përpunimit zakonisht përdoret për materialin, të cilin përdoruesi nuk e kërkon me titull ose autor por me përmbajtje.

Regjistrimet përmbledhëse janë të përshtatshme për përshkrimin e:

  1. grupit të fletushkave dhe shtypit të imët, të cilët nuk ka kuptim të përpunohen si të pavarura, ndërsa si koleksion janë të rëndësishëm për hulumtime shkencore;

  2. grupit të monografive, të cilat i lidhë përmbajtja, gjuha ose zhanri dhe mund të përshkruhen duke përdorur një numrër të KDU-së ose p.sh. i takojnë gjuhës dhe/ose gjuhëve, të cilat në zonën që vepron biblioteka vlejnë si të huaja;

  3. grupit të dorëshkrimeve, pikturave, fotografive, pllakateve (më rrallë edhe materiale audio ose video).

Nuk përdoren për përshkrimin e:

  1. titujve të veçantë të serialeve, koleksioneve të librave dhe materialeve të tjera të llojit të serialeve,

  2. materialit në formë elektronike,

  3. kompleteve ose botimeve multimediale.

KRIJIMI I REGJISTRIMEVE PËRMBLEDHËSE (KOLESIONET)

Për krijimin e regjistrimeve përmbledhëse mund të konsultohet kjo literaturë:

  1. Zbirni zapisi : po dokumentaciji Collection-level cataloging, Library of Congress, Washington D.C. / priredila Dunja Kalčič. V: Knjižničarske novice. ISSN 0353-9237. - Letn. 7 (1997), št. 12 (Priloga)

  2. Appendix J. Collection-level cataloging. Washington, D.C.: Library of Congress, 1998 http://www.loc.gov/catdir/cpso/app-coll.html (reviewed 25. 9. 2003)

  3. Verona, Eva. Pravilnik i priručnik za izradbu abecednih kataloga. Zagreb: Hrvatsko bibliotekarsko društvo, 1983-1986. Libri 2 dhe manualët e tjerë për katalogim që përdoren në sistemet e veçanta COBISS.

  4. Standardet e ISBD-së për llojet e veçanta të materialeve.

Regjistrimi përmbledhës krijohet me ndihmën e maskës Z (koleksione).

Koleksioni përshkruhet në një regjistrim të shkurtër bibliografik me të dhënat që në mënyrë të shkurtër përshkruajnë dhe identifikojnë koleksionin si tërësi. Te koleksionet artificiale, emërtim (kryetitull) i përshkrimit kryesorë zakonisht është tituli i saktë.

Regjistrimet përmbledhëse nuk shkarkohen.

Në vazhdim janë përshkruar vetëm ato fusha të formatit COMARC/B dhe COMARC/H që në regjistrimet përmbledhëse përdoren në mënyrë specifike.

0XX Blloku i identifikimit

Në nënfushën 001b – Lloji i regjistrimit vendoset kodi për llojin e materialit për njësitë brenda koleksionit. Nëse koleksionin e përbëjnë disa lloje të materialeve, vendoset kodi "m" – multimedia.

Në nënfushën 001c – Niveli bibliografik është kodi "c" – koleksion.

1XX Blloku i të dhënave të koduara

Në nënfushat 100bcd vendosen të dhënat për vitet e botimit të njësive të koleksionit. Koleksioni mund të jetë i përfunduar ose i papërfunduar.

Në regjistrimin për koleksionin e përfunduar, botimi i të cilit ka përfunduar brenda një viti kalendarik, nënfushën 100b – Lloji i vitit të botimit vendoset një nga kodet "d", "e", "h", "i" ose "j". Në nënfushën 100c – Viti i botimit 1 vendoset viti i botimit i njësive të koleksionit.

Nëse botimi i njësive të koleksionit ka përfunduar në më shumë se një vit kalendarik, në nënfushën 100b vendoset kodi "g", në nënfushën 100c viti i fillimit dhe në nënfushën 100d – Viti i botimit 2 viti i përfundimit të botimit të njësive brenda koleksionit.

Për koleksionet me vit të panjohur të botimit vendoset kodi "f" në nënfushën 100b. Në nënfushën 100c vendoset viti më i vjetër i mundshëm i botimit ndërsa në 100d viti më i ri i mundshëm.

Në regjistrimin për koleksionin e papërfunduar në nënfushën 100b vendoset kodi "g" dhe në nënfushën 100c viti i botimit i njësisë së parë. Te shënimi i parë i të dhënave për koleksionin në nënfushën 100d shënohet "9999". Në nënfushën 210d vendoset viti i parë i botimit dhe një vizë (p.sh. 1999- ).

Kur në koleksion vinë njësi të reja në nënfushën 100d vendoset viti i botimit i njësisë së fundit që ka arritur. Në nënfushën 210d vendoset viti i fundit i përkohshëm i botimit (p.sh. 1999-<2003>).

Në nënfushën 101a – Gjuha e tekstit vendoset kodi pë gjuhën e tekstit të njësive të koleksionit. Nëse njësitë e koleksioneve janë në gjuhë të ndryshme, vendoset kodi i gjuhës dominuese. Në raste të rralla përsëritet nënfusha a dhe vendosen kodet e gjuhëve të tjera.

Në fushën 102a – Shteti vendoset kodi i shtetit dhe sipas nevojës edhe rajoni. Nëse njësitë e koleksionit janë botuar në shtete të ndryshme, vendoset kodi i shtetit dominues. Në raste të rralla përsëritet nënfusha a dhe vendosen kodet e shteteve të tjera.

Të dhënat e koduara për materialin vendosen në përputhje me kodin për llojin e materialit që përbën koleksionin (ato duhet të përputhen me kodin në nënfushën 001b). Janë në dispozicion fushat për të gjitha llojet e materialeve përveç për serialet.

001⊔⊔an ba cc d0
100⊔⊔c1998 halb
1010⊔aalb
102⊔⊔aalb
105⊔⊔aa bd c1
106⊔⊔az
(Koleksion i materialit të shtypur, i botuar brenda një viti.)
001⊔⊔an bk cc d0
100⊔⊔bf c1950 d1959 halb
1010⊔aalb
102⊔⊔aalb
116⊔⊔ad bi db
210⊔⊔aTiranë cToena d[195-]
(Viti i botimit i dyshimtë. Fotografitë janë botuar midis vitit 1950 dhe 1959.)
001⊔⊔an ba cc d0
100⊔⊔bg c1998 d9999 halb
1010⊔aalb
102⊔⊔axks
210⊔⊔d1998-
(Koleksion i papërfunduar. Vendosja e parë e të dhënave për koleksionin.)
001⊔⊔an bk cc d0
100⊔⊔bg c1900 d1979 halb
1010⊔aalb
102⊔⊔aalb
116⊔⊔ad bi
210⊔⊔a[S. l. cs. n.] d1900-<1979>
(Koleksion i papërfunduar. Njësia e fundit është botuar në vitin 1979.)
2XX Blloku i përshkrimit kryesor

Titullin e saktë kryesor për koleksionin zakonisht e krijon kataloguesi. Ky titull është në gjuhën e katalogimit dhe në formën që përshkruan qartë koleksionin dhe e ndanë atë nga materiali bibliotekar në lidhshmëri. Në titull përfshihen dhe përshkruhen ato elemente që lidhin njësitë e veçanta në koleksion. Zakonisht është emri i koleksionit, prejardhja, emri i personit që e ka ndërtuar atë, të dhënat për përmbajtjen, emri i organizatës, gjuha, emri gjeografik ose zhanri.

Titulli vendoset në kllapa katrore "[ ]" në nënfushat përkatëse të fushës 200 – Titulli dhe të dhënat për përgjegjësinë. Për shkak se emërtimi (kryetitulli) i përshkrimit përmbledhës zakonisht është titulli i saktë, në raste të tilla treguesi i parë ka vlerën "1".

Në nënfushën 200b – Përcaktimi i përgjithshëm i materialit vendoset kodi për llojin e materialit, përveç te materialet e shtypura.

Në fushën 210 – Botimi, shpërndarja etj. zakonisht vendoset e dhëna për vitin e botimit, edhe pse programi mundëson shënimin e të dhënave në të gjitha nënfushat.

Në nënfushën 215a – Përcaktimi specifik i materialit zakonisht shënohet numri i njësive fizike. Nëse materiali ruhet në kuti ose dosje, vendoset edhe numri i tyre.

Nëse koleksionin e përbëjnë lloje të ndryshme të materialeve, vendosen të dhënat për secilin material në fushën e përsëritshme 215.

Te materiali shumë i imët vendosen përmasat e përafërta, p.sh. "ca 350 copë".

Te koleksioni i papërfunduar përmasat aktuale shënohen në kllapa këndore "< >".

Të dhënat për ilustrimet etj. mund të vendosen kur shumica e njësive kanë ilustrime. Dimensionet nuk janë pjesë e rëndësishme e përshkrimit dhe për këtë arsye ato mund të shënohen me distancë (nga – deri).

2001⊔a[Zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës e2016]
210⊔⊔a[Kosova] d2016
215⊔⊔aca [200] njësi
(Koleksioni i materialit propagandistik për zgjedhje.)
2001⊔a[Shoqata e Shqiptarëve të Rumanisë]
210⊔⊔a[S. l. cs. n. d1883-1938]
215⊔⊔aca [150] njësi
(Koleksioni përmban rregulla, raporte, botime për veprimtarinë.)
2001⊔a[Gjergj Kastrioti - Skënderbeu iPortrete] bMaterial grafik
210⊔⊔a[S. l. cs. n.] d1900-<1979>
215⊔⊔a<20> portrete cbardh e zi dhe me ngjyra
(Koleksionin për momentin e përbëjnë 20 fotografi. Viti i botimit të njësisë së fundit të koleksionit vendoset në kllapa këndore në nënfushën 210d.)
3XX Blloku i shënimeve

Shënimet për koleksionin më së shpeshti kanë të bëjnë me prejardhjen, organizimin ose kompleksitetin e koleksionit, në kushtet e përdorimit ose në përmbajtjen e koleksionit.

Te koleksionet e mëdha ose nëse në njësitë brenda koleksionit nuk ndodhen të dhënat e zakonshme bibliografike, në fushën 300 – Shënimi i përgjithshëm vendosen informacionet e përgjithshme për përmbajtjen e koleksionit.

2001⊔a[Ditët e poezisë]
3001⊔aPërmban ftesa për shfaqje, programe për shfaqjet, brushura të ndryshme, tekste këngësh etj.
(Regjistrimi me shënim të përgjithshëm për përmbajtjen.)

Shënimi për përmbajtjen bëhet kur njësitë e veçanta kanë tituj dhe/ose autorë karakteristik, të dallueshëm. Të dhënat vendosen në fushën 327 – Shënimi për përmbajtjen në përputhje me udhëzimet për këtë fushë.

2000⊔a[Banka Kreditore e Kosovës]
3001⊔aPërmban material për veprimtarinë e Bankës Kreditore të Kosovës
327100Përmbajtja: aRaport i auditorit të jashtëm. - 2003 aPropozim për zgjerimin e numrit të anëtarëve të bordit të Bankës Kreditore. - 2003 aVlerësimi i bordit mbykqyrës për veprimtarinë e Bankës Kreditore në vitin 2003. - 2003 aProcesverbal i mbledhjes së 6-të të bordit të Bankës Kreditore - 2004 aProcesverbal i mbledhjes së 7-të të bordit të Bankës Kreditore. - 2004 aVendimet e mbledhjes së 7-të të bordit të Bankës Kreditore. - [2004] aNdryshime dhe plotësime në statusin e Bankës Kreditore të Kosovës. – 2004
(Regjistrimi me shënimin për përmbajtjen.)
6XX Blloku i analizës së përmbajtjes

Emërtimet lëndore mundësojnë qasje në koleksion në aspektin tematik, e cila për përdoruesit e koleksionit është më e rëndësishmja. Emërtimet lëndore vendosen për të bërë përshkrimin lëndor të koleksionit në tërësi. Numri i emërtimeve lëndore nuk është i kufizuar, mirëpo për shkak të parimeve të përpunimit lëndor dhe kursimit të hapësirës në regjistrim nuk duhet të jetë i madh.

Gjatë përzgjedhjes së emërtimeve lëndore përcaktohuni për termat, me anë të të cilëve koleksioni klasifikohet në materialet me përmbajtje të ngjashme. Emërtimet lëndore duhet të jenë mjaftueshëm specifike dhe termat mjaftueshëm të njohur për përdoruesit.

Emërtimet lëndore vendosen në fushat 600609 nëse përdoret ndonjë nga sistemet standarde për emërtimet lëndore, ose në fushën 610 nëse përdoren emërtimet lëndore të pakontrolluara.

Numri i KDU-së (675c) është i detyrueshëm në këtë bllok. Përmes numrit të KDU-së përshkruhet koleksioni në tërësi.

2001⊔a[Zgjedhjet për kryetar të Prishtinës e2017]
60011aAhmeti bShpend f1978-
60011aAbrashi bArban f1979-
60011aÇelaj bLirak f1973-
60011aVllahiu bArbër f1967-
60011aPacolli bSelim f1969-
60011aBytyçi bShyqiri
60011aDeri bRifat
60011aÇakmaku bAvni
6060⊔aZgjedhjet lokale yKosovë z2017
6100⊔akandidatët për kryetarë
675⊔⊔c324
(Në regjistrim janë emërtimet lëndore për të gjithë kandidatët për kryetar të Prishtinës.)
2001⊔a[Konferenca COBISS iPllakate] bMaterial grafik
6100⊔aCOBISS aSICRIS akonferencat apllakatet
675⊔⊔c766
(Në regjistrim janë vendosur emërtimet lëndore të pakontrolluara.)
2000⊔a[Programe studimi]
60102aInternational Executive Development Center cTiranë xPrograme studimi
6100⊔amenagjmenti aprogramet e studimeve
675⊔⊔a377.3/.4:65.012.4 c377
(Në regjistrim janë përdorur të dy mënyrat e klasifikimit lëndor.)
7XX Blloku i të dhënave për përgjegjësinë

Kur të gjitha njësitë e koleksionit janë vepër e një autori kolektiv (ose e një autori vetjak), emri i tij shënohet në fushën 700/710.

Kur autor të njësive të koleksionit janë deri në tre autorë vetjakë (ose dy organizata), në fushën 700/710 vendosen të dhënat për autorin më të njohur ose më përfaqësues.

Kur koleksioni është i njohur nga përpiluesi, emri i tij së bashku me kodin përkatës për llojin e autorësisë shënohet në fushën 702.

2000⊔a[Programe studimi]
71002aInternational Executive Development Center cBrdo pri Kranju
(Koleksioni është pjesë e një autori kolektiv.)

Koleksionet artificiale zakonisht formohen nga veprat anonime ose nga veprat e autorëve të ndryshëm apo nga kombinimi i të dyjave. Në raste të tilla regjistrimet për koleksionet nuk përmbajnë fushat 700 dhe 710.

2001⊔a[Zgjedhjet lokale e2012]
(Koleksioni i materialit propagandistik për zgjedhje. Emërtimi (kryetitulli) është titulli i saktë.)
9XX Blloku i përdorimit kombëtar

Të dhënat për gjendjen e koleksioneve në bibliotekë vendosen në fushën 996 – Të dhënat e e koleksioneve për monografitë. Maska Z nuk përmban fushat 997 – Të dhënat e e koleksioneve për serialet.

Koleksioni artificial zakonisht inventarizohet si tërësi. Nëse koleksioni përmban disa lloje të materialeve, të cilat ruhen të ndara, inventarizohen duke u bazuar në numrin përfundimtar të njësive fizike. Në të njëjtën mënyrë inventarizohen edhe koleksionet e mëdha, të cilat për shkak të madhësisë ruhen në kuti ose dosje.

Nëse ekzistojnë disa kopje të koleksionit, në fushën e përsëritshme 996 vendosen të dhënat për secilën kopje veç e veç.

2001⊔a[Vera shqiptare]
215⊔⊔a<43> njësi
996⊔1dIFHiLSH\aPROTEAU J. f000006966 o20160525 p4 q5
(Një kopje e koleksionit.)
2001⊔a[Zgjedhjet në parlamentin studentor] bMaterial grafik
215⊔⊔a[8] pllakate
996⊔1dID1iLSH\ aPROTEAU J.\ f0000006966 o20160525 p4 va
996⊔1dIFHiLSH\ aPROTEAU J.\ f0000006966 o20160525 p4 va
(Dy kopje të koleksionit: kopja e arkivit dhe ajo në përdorim.)

SHEMBUJ

  1. 001⊔⊔an ba cc d0
    100⊔⊔bd c2017 halb
    1010⊔aalb
    102⊔⊔axks
    2001⊔a[Zgjedhjet për kryetar të Prishtinës e2017]
    210⊔⊔a[Prishtinë cs. n.] d2017
    215⊔⊔a[18] njësi
    3001⊔aPërmban prezantime dhe material propagandues të kandidatëve për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e vitit 2017
    60011aAhmeti bShpend f1978-
    60011aAbrashi bArban f1979-
    60011aÇelaj bLirak f1973-
    60011aVllahiu bArbër f1967-
    60011aPacolli bSelim f1969-
    60011aDeri bRifat
    60011aÇakmaku bAvni
    6060⊔aZgjedhjet lokale yKosovë z2017
    6100⊔akandidatët për kryetarë
    675⊔⊔c324
    996⊔1dlLSH\i101 f599801523 o19981013 p4 vd yh20181013
    996⊔1dlaLSH\i101 f599801524 o19981013 p7 vd yh20181013
    Shfaqja në formatin ISBD:

    LSH

    [ZGJEDHJET për kryetar të Prishtinës : 2017]. - [Prishtinë : s. n.], 2017. - [18] njësi

    Përmban prezantime dhe material propagandues të kandidatëve për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e vitit 2017

    324

    LSH 599801523

    aLSH 599801524

  2. 001⊔⊔an bm cc d0
    100⊔⊔bg c2002 d2008 halb
    1010⊔aalb
    102⊔⊔axks
    2001⊔a[Partia Demokratike e Kosovës iDega në Ferizaj]
    210⊔⊔a[Ferizaj cs. n.] d2002-<2008>
    215⊔⊔a<8> njësi
    3001⊔aPërmban pllakate dhe shtyp të imët
    60102aPartia Demkratike e Kosovës bDega cFerizaj 601
    6060⊔aPartitë politike yKosova
    6100⊔apolitika e brendshme apartitë politike aprogramet politike
    675⊔⊔c329 s32
    96102aPDK bDega cFerizaj 601
    996⊔2dlFH\iMN\u32\a[PARTIA Demokratike e Kosovës\ f000301068 o20090202
    Shfaqja në formatin ISBD:

    FH MN 32 [PARTIA Demokratike e Kosovës]

    [PARTIA Demokratike e Kosovës. Dega në Ferizaj]. - [Ferizaj : s. n.], 2002-<2008>. - <8> njësi

    Përmban pllakate dhe shtyp të imët

    329

    FH MN 000301068

  3. 001⊔⊔an bk cc d0
    100⊔⊔c2000 ek halb
    1010⊔aalb
    102⊔⊔aalb
    116⊔⊔af bi dc
    2001⊔a[Shkodra] bMaterial grafik fFoto Drini
    210⊔⊔aShkodër cFoto Drini d[2000]
    215⊔⊔a[18] fotografi cme ngjyra d11 x 16 cm
    3001⊔aFotografuar 20.1.2000
    6071⊔aShkodra xFotografi pisazhi
    6071⊔aThethi xFotografi pisazhi
    6100⊔aqytetet afotografija
    675⊔⊔c77.04
    71202aFoto Drini cShkodër
    996⊔2dlFH\iMJ\u77.04\aSHKODRA f0000887 p4 va yh20000313
    Shfaqja në formatin ISBD:

    FH MJ 77.04 SHKODRA

    [SHKODRA] [Material grafik] / Foto Drini. - Shkodër : Foto Drini, [2000]. - [18] fotografi : me ngjyra ; 11 x 16 cm

    Fotografuar 20.1.2000

    FH MJ 0000887

  4. 001⊔⊔an bk cc d0
    100⊔⊔bg c1997 d2003 halb
    1010⊔aalb aeng
    102⊔⊔asvn
    116⊔⊔ad bi dc gad
    2001⊔a[Konferenca COBISS iPllakate] bMaterial grafik
    210⊔⊔a[Maribor cIZUM] dcop. 1997-<2003>
    215⊔⊔a<7> pllakate
    327020Përmbajtja e deritanishme: aCOBISS 1987-1997 aCOBISS`98 : konferenca aKonferenca COBISS`99 aKonferenca e përdoruesve COBISS & SICRIS 2000 aKonferenca e përdoruesve COBISS & SICRIS 2001 aKonferenca e përdoruesve COBISS & SICRIS 2002 aKonferenca e përdoruesve COBISS 2003
    6100⊔aCOBISS aSICRIS akonferencat apllakatet
    675⊔⊔c766
    996⊔2diFH\iLH\u02\aKONFERENCA COBISS\5pllakate f1200301 o20031029 p7 vf
    Shfaqja në formatin ISBD:

    IZUM 02 KONFERENCA COBISS pllakate

    [KONFERENCA COBISS] [Material grafik]. [Pllakate]. - [Maribor : IZUM], cop. 1997-<2003>. - <7> pllakate

    Përmbajtja e deritanishme : COBISS 1987-1997. COBISS`98 : konferenca. Konferenca COBISS`99. Konferenca uporabnikov COBISS & SICRIS 2000 : podpora znanju. Konferenca uporabnikov COBISS & SICRIS 2001 : podpora znanju. Konferenca uporabnikov COBISS & SICRIS 2002 : podpora znanju. Konferenca uporabnikov COBISS 2003 : podpora znanju

    FH LH 1200301

  5. 001⊔⊔an ba cc d0
    100⊔⊔bg c2002 d9999 halb
    1010⊔aalb
    102⊔⊔aalb
    105⊔⊔aa
    2001⊔a[Bursa]
    210⊔⊔aTiranë [etc.] c[s. n.] d2002-
    215⊔⊔a[19] njësi cme il. d33 cm
    3001⊔aKonkurse për përfitimin e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit
    6061⊔aBursa xUniversitete
    675⊔⊔s377.5 b377 c377
    996⊔2dlDH1\iD\aBURSA f2002101 o20021010 vc
    Shfaqja në formatin ISBD:

    DH1 D BURSA

    [BURSA]. - Tiranë [etc.] : [s. n.], 2002-. - [19] njësi : me il. ; 33 cm

    Konkurse për përfitimin e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit

    377.5

    DH1 D 2002101

  6. 001⊔⊔an ba cc d0
    100⊔⊔bg c1990 d1999 halb
    1010⊔aita ager
    102⊔⊔aita
    2001⊔a[Bibliotekat në Itali]
    210⊔⊔a[Italia] d1990-<1999>
    215⊔⊔a<26> njësi
    3001⊔aPërmban material informues për bibliotekat në Itali
    6061⊔aBibliotekat yItalia
    675⊔⊔a02(450) c02
    996⊔1dlD\n532844 f20020156 o20021112 p4 vc
    Shfaqja në formatin ISBD:

    D 532844

    [BIBLIOTEKAT në Itali]. - [Italia], 1990-<1999>. - <26> njësi

    Përmban material informues për bibliotekat në Itali

    02(450)

    D 532844 20020156