COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Btetor2020

F Udhëheqja e bibliografive në sistemin COBISS

F.7 Lista e kodeve të institucioneve /organizatave

Kodi i institucionit/organizatës vendoset në nënfushat 70X8 dhe 71X8. Ai përbëhet nga dy pjesë të cilat ndahen me vizë "-".

Pjesa 1:

Në sistemin COBISS.SI pjesa e parë e kodit fillon me numër që tregon llojin e institucionit kërkimor.

Në sistemet COBISS jashtë Sllovenisë kodi fillon me shkurtesën e sistemit COBISS (p.sh. CG3-100 Universiteti i Malit të Zi).

Pjesa 2:

Kjo pjesë është e ndryshueshme dhe gjatësia e saj varet nga struktura organizative e institucionit/organizatës dhe nga kërkesat për përgatitjen e bibliografive. Niveli më i lartë i strukturës organizative përcaktohet përmes një numri treshifror, ndërsa nivelet më të ulëta përmes grupeve të numrave dyshifror, që ndahen me pikë. Struktura e pjesës 2 është nnn.nn.nn… etj. Rekomandohen më së shumti katër nivele hierarkike.

Te institucionet publike arsimore në nivelin më të lartë janë universitetet dhe fakultetet. Te pjesa 2 kodi i parë tregon universitetin.

Kjo strukturë e listës së kodeve të organizatave mundëson pargatitjen e bibliografisë së kërkuesve shkencorë për:

  • departamentin e caktuar

    Select FC=3-207.10 (kërkohen regjistrimet për bibliografinë e Departamentit të Matematikës të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Mariborit);

  • fakultetin

    Select FC=3-216* (kërkohen regjistrimet për bibliografinë e Fakultetit të Pedagogjisë në Universitetin e Mariborit);

  • universitetin

    Select FC=3-2* (kërkohen regjistrimet për bibliografinë e Universitetit të Mariborit).

Lista e kodeve përditësohet në vazhdimësi. Në Slloveni ajo plotësohet nga IZUM-i, ndërsa në shtetet e tjera nga qendrat COBISS.

1-001Institut Jožef Stefan
1-001.01.01Institut Jožef Stefan. Odsek za teoretično fiziko (F1)
1-001.01.02Institut Jožef Stefan. Odsek za fiziko nizkih in srednjih energij (F2)
1-001.01.03Institut Jožef Stefan. Odsek za tanke plasti in površine (F3)
1-002Kemijski inštitut
1-002.01D01 Odsek za računsko biokemijo in načrtovanje učinkovin
1-002.02Laboratorij za spektroskopijo materialov** (glej 1-002.10)
2-001Elektrogospodarstvo Slovenije - razvoj in inženiring, d. d.
2-002Gorenje Gospodinjski aparati
2-003Telekom Slovenije d. d.
2-004Banka Slovenije
3-100Univerza v Ljubljani
3-101Univerza v Ljubljani, Akademija za glasbo
3-102Univerza v Ljubljani, Akademija za gledališče, radio, film in televizijo
3-102.01Univerza v Ljubljani, Akademija za gledališče, radio, film in televizijo, Center za teatrologijo in filmologijo
3-103Univerza v Ljubljani, Akademija za likovno umetnost in oblikovanje
3-103.01Univerza v Ljubljani, Akademija za likovno umetnost, Oddelek za industrijsko oblikovanje** (glej 3-103)
3-103.02Univerza v Ljubljani, Akademija za likovno umetnost, Oddelek za vizualne komunikacije** (glej 3-103)
4-001Akademska raziskovalna mreža Slovenije - ARNES
4-002Andragoški center Republike Slovenije
4-003Center za mednarodno sodelovanje in razvoj
4-004Ekonomski inštitut Pravne fakultete