COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bmars2023

F Udhëheqja e bibliografive në sistemin COBISS

F.6 Tipologjia e dokumenteve/veprave – përcaktimet dhe rekomandimet

ARTIKUJ DHE PJESË TË TJERA PËRBËRËSE
1.01artikull shkencor origjinal

Artikull shkencor origjinal është vetëm botimi i parë i rezultateve origjinale kërkimore në një formë të tillë që lejon përsëritjen e kërkimit (hulumtimit) shkencor dhe verifikimin e rezultateve. Zakonisht ky artikull organizohet sipas skemës IMRAD (Introduction, Methods, Results And Discussion) për kërkimet eksperimentale ose në mënyrë përshkruese për fushat përshkruese shkencore. Artikulli duhet të jetë i botuar në një revistë shkencore me sistem recensues për pranimin e artikujve dhe duhet të jetë i recensuar. Sistemi recensues duhet të jetë i evidentuar nga udhëzimet e autorëve.

Kontributet e konferencave, edhe nëse janë botuar në revistë shkencore nuk klasifikohen në këtë kategori, por ato klasifikohen në kategorinë "1.06" ose "1.08". Përjashtim bëjnë artikujt e shkruar pas konferencës, me ftesë të redaksisë së revistës, veçanërisht për numrin e rregullt të revistës dhe janë pranuar për botim sipas kritereve e procedurave të njëjtave recensuese si artikujt në numrin e rregullt të revistës si dhe i përshtaten përkufizimit për kategorinë "1.01".

1.02artikull recensues

Artikull recensues është një vështrim i veprave më të reja në një fushë të caktuar, veprave të kërkuesve individual ose të një grupi kërkuesish me qëllim përmbledhjen, analizën, vlerësimin dhe sintetizimin e informacioneve, të cilat tashmë janë botuar. Ky lloj artikulli sjell sinteza të reja, që përfshijnë edhe rezultatet e kërkimeve të vetë autorëve. Artikulli duhet të jetë i botuar në një revistë shkencore me sistem recensues për pranimin e artikujve dhe duhet të jetë i recensuar. Sistemi recensues duhet të jetë i evidentuar nga udhëzimet e autorëve.

Kontributet e konferencave, edhe nëse janë botuar në një revistë shkencore, nuk klasifikohen në këtë kategori, por në "1.06" ose "1.08". Përjashtim bëjnë artikujt e shkruar pas konferencës, me ftesë të redaksisë së revistës, veçanërisht për numrin e rregullt të revistës dhe janë pranuar për botim sipas kritereve e procedurave të njëjtave recensuese si artikujt në numrin e rregullt të revistës si dhe i përshtaten përkufizimit për kategorinë "1.02".

1.03artikuj të tjerë shkencorë

Artikuj të tjerë shkencorë janë artikujt shkencorë origjinalë, në të cilët mund të mungojnë disa nga elementet e skemës IMRAD. Ai përmbledh rezultatet e një punimi shkencor të përfunduar ose të një punimi shkencor në proces. Këtu klasifikohen recensionet e shkurtra (mini review) dhe publikimet paraprake, nëse ato kanë tiparet e artikullit shkencor.

Gjithashtu klasifikohen edhe artikujt me të dhëna, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për t'u klasifikuar në kategorinë "1.01" ose "1.02". Artikulli me të dhëna është botimi i parë i të dhënave origjinale kërkimore, në formën që mundëson përsëritjen e kërkimit, ndërsa të gjeturat verifikohen. Në revistë është botuar përshkrimi i kërkimit, ndërsa të dhënat kërkimore janë të disponueshme në linkun përkatës të përhershëm. Duhet të jetë i botuar në një revistë shkencore me sistem recensues të pranimit të artikujve.

Këtu klasifikohen edhe editorialet në numrat tematikë të revistave, nëse kanë pjesë diskutimi, përfundimi ose rishikimi qartësisht të ndarë, nëse në detaje përmbledhin dhe përcaktojnë temën ose problemin kërkimor, nëse përmbajnë analizë të shkurtër të arritjeve shkencore të artikujve të botuar në numrin special ose bllokun tematik, nëse përdorin aparat shkencor dhe janë të recensuara në të njëjtën mënyrë sikurse artikujt shkencorë.

Kontributet e konferencave, edhe nëse janë botuar në revistë shkencore nuk klasifikohen në këtë kategori, por ato klasifikohen në kategorinë "1.06" ose "1.08". Përjashtim bëjnë artikujt e shkruar pas konferencës, me ftesë të redaksisë së revistës, veçanërisht për numrin e rregullt të revistës dhe janë pranuar për botim sipas kritereve e procedurave të njëjtave recensuese si artikujt në numrin e rregullt të revistës si dhe i përshtaten përkufizimit për kategorinë "1.03".

Kontributet e shkurtra të konferencave, edhe nëse janë botuar në një revistë shkencore, nuk klasifikohen në këtë kategori (kategori), por në "1.10" ose "1.12".

Komentet për artikullin (p.sh. në formën e një letre drejtuar redaktuesit) nuk klasifikohen në këtë kategori, por në kategorinë "1.21", përveç rasteve, kur përmbajnë edhe rezultate të autorit dhe i përshtaten përkufizimit për kategorinë "1.03".

1.04artikull profesional

Artikull profesional është prezantimi i asaj që tashmë është e njohur, me synim zbatimin e rezultateve shkencore origjinale dhe përhapjen e njohurive, ndërsa kompleksiteti i tekstit u përshtatet nevojave të përdoruesve dhe atyre të lexuesve të revistave profesionale ose shkencore apo burimit të integruar.

Kontributet e konferencave, edhe nëse janë botuar në një revistë profesionale ose shkencore apo në një burim të integruar, nuk klasifikohen në këtë kategori (kategori), por në "1.07" ose "1.09".

1.05artikull popullor

Artikull popullor është artikulli, i cili bën popullarizimin e njohurive shkencore ose profesionale dhe rolin social të veprimtarive kërkimore. Artikulli popullor zakonisht botohet në një revistë me interes të përgjithshëm, gazetë, revistë për popullarizimin e dijes apo në një burim të integruar.

Kontributet e konferencave, edhe nëse janë botuar në një revistë profesionale ose shkencore apo në një burim të integruar, nuk klasifikohen në këtë kategori por në "1.07" ose "1.09".

1.06kontribut shkencor i botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)

Ligjërata e të ftuarit duhet të jetë e evidentuar në botim ose në programin e konferencës si dhe duhet t'i plotësojë kriteret për kategorinë "1.08".

Ligjërata e të ftuarit për nga rëndësia (por edhe për nga kohëzgjatja) ndryshon nga të gjitha leksionet e tjera në të njëjtën konferencë. Këtu klasifikohen vetëm ligjëratat plenare të hapjes/mbylljes ose ligjëratat nga sektori i të ftuarve, të cilat në përmbledhjen e punimeve zakonisht janë të paraqitura në rubrikë të veçantë (p.sh. keynote speaker). Ftesat rutinë për bashkëpunim në konferencë nuk klasifikohen në këtë kategori.

1.07kontribut profesional i botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)

Ligjërata e të ftuarit duhet të jetë e evidentuar në botim ose në programin e konferencës si dhe duhet t'i plotësojë kriteret për kategorinë "1.09".

Ligjërata e të ftuarit për nga rëndësia (por edhe për nga kohëzgjatja) ndryshon nga të gjitha ligjëratat e tjera në të njëjtën konferencë. Këtu klasifikohen vetëm ligjëratat plenare të hapjes/mbylljes ose ligjëratat nga sektori i të ftuarve, të cilat në përmbledhjen e punimeve zakonisht janë të paraqitura në rubrikë të veçantë (p.sh. keynote speaker). Ftesat rutinë për bashkëpunim në konferencë nuk klasifikohen në këtë kategori.

1.08kontribut shkencor i botuar në konferencë

Kontribut shkencor i botuar në konferencë (ligjëratë, prezantim, poster) i botuar në tërësi, në një përmbledhje punimesh konference, në revistë shkencore ose në faqen elektronike të konferencës apo organizatorit të konferencës. Kontributi i botuar duhet të jetë i organizuar të paktën si artikull shkencor.

Recensimi sipas kritereve për artikujt shkencorë origjinal/të rishikuar, përkatësisht pjesët përbërëse shkencore në monografi bëhet duke u bazuar në tipologjinë e përmbledhjes së punimeve të konferencës, e cila mund të jetë monografi e pavarur, e rregullt ose numër i veçantë i revistës, suplementit apo burim online.

Përmbledhjet (abstraktet) dhe përmbledhjet e zgjeruara ose slajdet e botuara nuk klasifikohen në këtë kategori (shih kategorinë "1.12").

1.09kontribut profesional i botuar në konferencë

Kontribut profesional i publikuar në konferencë (leksion, prezantim, poster) i botuar në tërësi, në një përmbledhje punimesh konference, në revistë profesionale (ose shkencore) ose në faqen elektronike të konferencës apo organizatorit të konferencës.

Përmbledhjet (abstraktet) dhe përmbledhjet e zgjeruara ose slajdet e botuara nuk klasifikohen në këtë kategori (shih kategorinë "1.13").

1.10përmbledhje (abstrakt) e kontributit shkencor të botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)

Ligjërata e të ftuarit duhet të jetë e evidentuar në botim ose në programin e konferencës si dhe duhet t'i plotësojë kriteret për kategorinë "1.12".

Ligjërata e të ftuarit për nga rëndësia (por edhe për nga kohëzgjatja) ndryshon nga të gjitha ligjëratat e tjera në të njëjtën konferencë. Këtu klasifikohen vetëm ligjëratat plenare të hapjes/mbylljes ose ligjëratat nga sektori i të ftuarve, të cilat në përmbledhjen e punimeve zakonisht janë të paraqitura në rubrikë të veçantë (p.sh. keynote speaker). Ftesat rutinë për bashkëpunim në konferencë nuk klasifikohen në këtë kategori.

1.11përmbledhje (abstrakt) e kontributit profesional të botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)

Ligjërata e të ftuarit duhet të jetë e evidentuar në botim ose në programin e konferencës si dhe duhet t'i plotësojë kriteret për kategorinë "1.13".

Ligjërata e të ftuarit për nga rëndësia (por edhe për nga kohëzgjatja) ndryshon nga të gjitha ligjëratat e tjera në të njëjtën konferencë. Këtu klasifikohen vetëm ligjëratat plenare të hapjes/mbylljes ose ligjëratat nga sektori i të ftuarve, të cilat në përmbledhjen e punimeve zakonisht janë të paraqitura në rubrikë të veçantë (p.sh. keynote speaker). Ftesat rutinë për bashkëpunim në konferencë nuk klasifikohen në këtë kategori.

1.12përmbledhje (abstrakt) e kontributit shkencor të botuar në konferencë

Përmbledhja (abstrakti) e kontributit (ligjëratë, prezantim, poster) në një konferencë, që është botuar në përmbledhjen e punimeve të një konference apo në një revistë shkencore ose profesionale, ose në faqen elektronike të konferencës, përkatësisht organizatorit.

Këtu klasifikohen edhe përmbledhjet (abstraktet) e zgjeruara dhe slajdet e botuara.

1.13përmbledhje (abstrakt) e kontributit profesional të botuar në konferencë

Përmbledhje (abstrakt) e kontributit (ligjëratë, prezantim, poster) në një konferencë, që është botuar në përmbledhjen e punimeve të një konference apo në një revistë shkencore ose profesionale, apo në faqen elektronike të konferencës, përkatësisht organizatorit.

Këtu klasifikohen edhe përmbledhjet (abstraktet) e zgjeruara dhe slajdet e botuara.

1.16pjesë përbërëse shkencore e pavarur ose kapitull në një monografi

Pjesa përbërëse shkencore e pavarur ose kapitulli në një monografi katalogohet si njësi bibliografike e pavarur vetëm kur vlen për të ashtuquajturin botim redaktorial me kontribute të pavarura të autorëve individual dhe jo për tekstin e pandarë të disa autorëve, të cilët janë të shënuar në faqen e titullit të monografisë. Pjesa përbërëse shkencore e pavarur, së paku në parim duhet të jetë e organizuar si artikull shkencor. Këtu klasifikohen edhe hartat origjinale shkencore, kur ato përfaqësojnë një kontribut të pavarur me autorësi të njohur.

Në këtë kategori nuk klasifikohen kontributet e konferencave, të cilat janë të botuara në përmbledhjen e punimeve të konferencës, në një numër special ose tematik të një reviste, si dhe pjesët përbërëse ose kapitujt në botimet e kategorisë "2.04", "2.05", "2.12", "2.13" dhe "2.14".

1.17pjesë përbërëse profesionale e pavarur ose kapitull në një monografi

Pjesa përbërëse profesionale e pavarur ose kapitulli në një monografi katalogohet si njësi bibliografike e pavarur vetëm kur vlen për të ashtuquajturin botim redaktorial me kontribute të pavarura të autorëve individual dhe jo për tekstin e pandarë të disa autorëve, të cilët janë të shënuar në faqen e titullit të monografisë. Këtu klasifikohen edhe hartat profesinale, kur ato përfaqësojnë një kontribut të pavarur me autorësi të njohur.

Në këtë kategori nuk klasifikohen kontributet e konferencave, të cilat janë të botuara në përmbledhjen e punimeve të konferencës, në një numër special ose tematik të një reviste, si dhe pjesët përbërëse ose kapitujt në botimet e kategorisë "2.04", "2.05", "2.12", "2.13" dhe "2.14".

1.18pjesë përbërëse profesionale në fjalor, enciklopedi ose leksikon

Pjesa përbërëse përmban një vështrim sistematik me bazë profesionale dhe prezantim të një teme të caktuar, problemi, lënde, fjale, personi ose ngjarjeje, zakonisht me shpjegim. Pjesa përbërëse duhet të jetë më e gjatë se 200 fjalë, përndryshe ajo klasifikohet në kategorinë "1.25".

Këtu klasifikohen vetëm pjesët përbërëse autoriale.

1.19recension, recension libri, kritikë

Kontribut në një botim shkencor ose profesional (revistë, libër etj.), ku autori vlerëson ose provon saktësinë/pa saktësinë e një punimi shkencor ose profesional, kriteri, mendimi ose përfundimi dhe/ose ai mohon/mbështet/vlerëson përfundimet, punimet ose mendimet e autorëve të tjerë. Shfaqja e një mendimi profesional, gjykim i një punimi shkencor, profesional ose artistik, veçanërisht lidhur me cilësinë e tij.

1.20parathënie, editorial, pasthënie

Pjesë përbërëse e shkurtër para ose pas tekstit kryesor, që flet për atë tekst dhe autorin e tij. Fjalët përshëndetëse, falënderimet etj. nuk katalogohen. Studimet hyrëse ose shoqëruese të natyrës shkencore ose profesionale në monografi mund të klasifikohen në "1.16" ose "1.17". Editorialet e natyrës shkencore ose profesionale në revista mund të klasifikohen në "1.03".

1.21polemikë, diskutim, koment

Kontribut, në të cilin autori provon saktësinë e një kriteri të caktuar, mendimin ose përfundimin e tij dhe mohon përfundimin ose mendimin e autorëve të tjerë.

1.22intervistë

Bashkëbisedim për publikun rreth temave të rëndësishme shkencore ose profesionale, i cili është botuar kryesisht në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve.

Kontributet, bazuar në përgjigjet e pyetjeve, por jo të botuara në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve, si edhe deklaratat individuale, kontributet në tavolinat e rrumbullakta dhe anketat, nuk klasifikohen në këtë kategori.

1.23pjesë përbërëse artistike

Poezi, prozë, kompozim dhe pjesë përbërëse artistike të tjera, të cilat janë pjesë e një vepre të plotë muzikore.

1.24bibliografi, indeks etj.
1.25pjesë të tjera përbërëse
1.26pjesë përbërëse shkencore në fjalor, enciklopedi, leksikon

Pjesa përbërëse përmban një vështrim sistematik me bazë profesionale ose një prezantim të një teme të caktuar, problemi, lënde, fjale, personi ose ngjarjeje, zakonisht me shpjegim, i cili zakonisht është pjesë e një fjalori themelor shkencor, leksiku (kategoria "2.26") ose fjalori shkencor terminologjik, enciklopeditë, leksiku tematik (kategoria "2.27"), dhe gjithashtu pjesë e një fjalori profesional, enciklopeditë, leksiku (kategoria "2.06").

Këtu klasifikohen vetëm pjesët përbërëse autoriale.

MONOGRAFI DHE VEPRA TË TJERA TË PËRFUNDUARA
2.01monografi shkencore

Monografi shkencore është një botim, në të cilin në mënyrë shkencore, sistematike, të hollësishme dhe universale trajtohet një problem, një çështje ose subjekt, person ose ngjarje, në një vëllim ose në një numër të caktuar vëllimesh të botuara njëkohësisht ose në një periudhë kohore të paracaktuar. Trajtimi shkencor përfshin analizën e literaturës shkencore për problemin e trajtuar, e cila në bazë të rezultateve të veta kërkimore dhe përvojave, sintetizohet në njohuri origjinale. Botimi duhet të jetë i recensuar, duhet të ketë CIP dhe ISBN (ISMN). Këtu klasifikohen edhe hartat shkencore. Botimet kritike të burimit, të cilat përfshijnë riprodhimin, kopjimin ose përkthimin e burimit historik, klasifikohen në kategorinë "2.28", ndërsa fjalorët shkencorë, enciklopeditë ose leksikët në kategorinë "2.26" ose "2.27".

Përmbledhjet e punimeve të konferencave, raportet e përfunduara dhe raportet e tjera për detyrat dhe projektet kërkimore etj. (edhe nëse janë në formë të lidhur) nuk klasifikohen në këtë kategori. Disertacionet e doktoraturave, të cilat më pas botohen si monografi shkencore, nuk klasifikohen në këtë kategori, nëse në përmbajtjen e veprës nuk ka përditësime/ndryshime.

2.02monografi profesionale

Monografi profesionale është një botim, në të cilin trajtohet në mënyrë profesionale, sistematike, të hollësishme dhe universale një problem, një çështje ose subjekt, person ose ngjarje, në një vëllim ose në një numër të caktuar vëllimesh të botuara njëkohësisht ose në një periudhë kohore të paracaktuar. Botimi duhet të ketë CIP dhe ISBN (ISMN).

Përmbledhjet e punimeve nga konferencat, raportet e përfunduara dhe raportet e tjera për detyrat dhe projektet kërkimore etj. (edhe nëse janë në formë të lidhur) nuk klasifikohen në këtë kategori.

2.03tekst mësimor universitar, i arsimit të lartë ose i shkollës së lartë, i recensuar

Tekst mësimor universitar, i arsimit të lartë dhe i shkollës së lartë është një lloj i botimit për studentë, si material mësimor i detyrueshëm për një degë ose lëndë të caktuar studimi (p.sh. një tekst mësimor i algjebrës, një kurs mësimesh praktike).

2.04tekst mësimor për shkollat fillore, të mesme ose tekste të tjera mësimore të recensuara

Tekst për shkollat fillore dhe të mesme si edhe për arsim tjetër parauniversitar, i cili përgatitet sipas një plani të caktuar mësimor dhe miratohet në bazë të procedurave përkatëse.

2.05material tjetër mësimor

Përpunim sistematik i materialit mësimor sipas programit të studimit, të cilin autori e përgatit në bazë të materialeve të tij apo të dikujt tjetër (shënime leksionesh, materiale të mbledhura, materiale kursesh), përmbledhje ushtrimesh dhe detyrash për një lëndë të caktuar dhe mjete të tjera mësimore (p.sh. regjistrime zanore, materiale mësimore multimedia etj.).

2.06fjalor, enciklopedi, leksikon, manual, atlas, hartë

Botim me karakter të përgjithshëm ose profesional që paraqet qartë të dhëna dhe udhëzime për një fushë ose subjekt të caktuar.

2.07bibliografi

Vështrim i organizuar i veprave të botuara dhe/ose të interpretuara që kanë dalë si monografi.

2.08disertacion për doktoratë

Disertacioni për doktoratë është punim, me të cilin autori merr titullin doktor i shkencës.

2.09tezë për master

Tezë për master është punim, me të cilin autori merr titullin magjistër në shkencë ose titullin master sipas programit të bolonjës.

2.10tezë për specialist

Tezë për specialist është punim, me të cilin autori merr titullin specialist.

2.11punim diplome (universitare)

Punim diplome (universitare) është punimi, që i jep autorit titull profesional të vlefshëm.

2.12raport përfundimtar i rezultateve të kërkimit

Botim, që tregon ecurinë dhe përfundimet (njohuritë dhe zbulimet) e një detyre kërkimore shkencore ose zhvillimore. Këtu klasifikohen vetëm raportet e përfunduara, që janë të disponueshme për publikun. Nuk regjistrohen raportet e përkohshme, të ndërmjetme, vjetore si dhe raportet administrative të financierëve.

2.13trajtesë, studim paraprak, studim

Raport për realizimin e një detyre në kuadër të një projekti, në formën e një botimi ose dokumenti profesional të përfunduar, për përdorues të njohur, në të cilin trajtohet në mënyrë sistematike dhe të detajuar një problem ose temë, në bazë të burimeve përkatëse të informacionit dhe jepen udhëzime për zgjidhjen e problemeve si dhe propozime për punën në të ardhmen.

2.14dokumentacion projekti (projekt paraprak, projekt pune)

Projekti mund të jetë një botim i përfunduar, i cili përcakton se çfarë duhet të bëhet dhe si, përkatësisht është një përmbledhje planesh, përshkrimesh teknike dhe shqyrtim i shpenzimeve lidhur me një objekt (p.sh. projekti i një rruge, një ndërtesë në inxhinierinë e ndërtimit dhe arkitekturë, projekti i një makine në inxhinierinë mekanike, projekti i një sistemi të informacionit, një projekt investimi në ekonomi etj.).

2.15vendime ekspertize, arbitrazhi
2.16vepër artistike

Poezi, prozë, kompozime, filma, piktura dhe vepra të tjera artistike.

2.17katalog ekspozite
2.18film shkencor, botim shkencor audio ose video

Botimet e problemeve dhe rezultateve shkencore në shirit filmi ose magnetik, apo në ndonjë mjedis tjetër elektronik të informacioneve. Botimi duhet të jetë i recensuar, duhet të ketë numrin e ISBN-së (ISMN-së), të cilin e merr botuesi. Duhet të përmbaj metodologji kërkimore, rezultate dhe diskutim.

2.19transmetim në radio ose televizion, podkast, intervistë, konferencë për gazetarë

Transmetim në radio ose televizion, podkast, intervistë, konferencë për gazetarë në bartës elektronik të informacionit, që trajton në mënyrë profesionale një përmbajtje të caktuar. Katalogohet në bazë të regjistrimit të paraqitur, përndryshe si ngjarje klasifikohet në kategorinë "3.11".

Filmat promocional dhe prezantimet e organizatave nuk klasifikohen në këtë kategori, por në "2.25".

2.20koleksion i plotë shkencor i të dhënave kërkimore

Koleksion elektronik i të dhënave kërkimore, rëndësia shkencore e të cilit pasqyrohet në përdorimin e tij në hulumtimin e një vargu të gjërë të problemeve teorike dhe të aplikuara. Koleksioni i të dhënave duhet të jetë rezultat i kërkimeve të përfunduara dhe në përputhje me kriteret e cilësisë së lartë. Cilësia vlerësohet në bazë të dokumenteve shoqëruese. Koleksioni i të dhënave duhet të jetë i disponueshëm për publikun në arkivin (repositorin) kombëtar ose ndërkombëtar të të dhënave shkencore. Koleksioni i të dhënave kërkimore duhet të jetë i dokumentuar dhe i disponueshëm në atë formë, që të bëjë të mundur përsëritjen e gjetjeve shkencore të botuara, të bëra në bazë të tij.

Koleksioni i veçantë i të dhënave kërkimore është një korpus uniform, koleksion i teksteve autentike, brenda i strukturuar dhe i përcaktuar në mënyrë standarde, i krijuar në përputhje me kriteret e paracaktuara dhe me qëllim të caktuar, i disponueshëm në formën elektronike dhe i pajisur me mjete, që mundësojnë kërkimin shumëdimensional dhe përpunimin statistikor të të dhënave.

2.21program (softuare)

Program në një mjedis kompjuterik, i disponueshëm për publikun ose i prodhuar për një klient të njohur dhe përfaqëson një vepër të pavarur me autorësi të njohur. Programi që përdoret për të mbështetur një sistem ose proces informacioni, te i cili autorësia zakonisht është kolektive, nuk klasifikohet në këtë kategori.

2.22varietet i ri

Varieteti i ri i bimëve është pronë intelektuale, i cili dëshmohet me vendim për konfirmimin ose mbrojtjen e varietetit, të cilin e lëshon autoriteti kompetent shtetëror në bazë të rezultateve të krahasueshme në nivel ndërkombëtar DUS (Dallueshmëri, Uniformitet dhe Stabilitet), të arritura nga testimi në institucionet e njohura në nivel të BE-së dhe është i përfshirë në Katalogun e Përbashkët të Varieteteve të BE-së.

2.23aplikimi për patentë

Statusin e aplikimit për patentë e ka kërkesa për marrjen e patentës nga paraqitja e aplikimit deri në botimin e patentës në gazetën zyrtare të zyrës së autorizuar për mbrojtjen e pronës intelektuale. Zyra lëshon certifikatë për kërkesën e pranuar. Për të njëjtën shpikje, në bibliografi përfshihet vetëm një aplikim për patentë.

2.24patentë

Patenta është një shpikje e mbrojtur. Ajo jepet në ditën kur patenta botohet në gazetën zyrtare të zyrës së autorizuar për mbrojtjen e pronës intelektuale. Patenta dëshmohet me vendimin për dhënien e patentës ose me botimin e saj në internet (ESPACENET). Me dhënien e patentës, kategoria "2.23" duhet të ndryshohet në "2.24" si dhe të plotësohen të dhënat.

Nëse për të njëjtën shpikje në vende të ndryshme janë dhënë disa patenta, të cilat janë anëtare të së njëjtës shoqëri të patentave, mund të vlerësohet vetëm një patentë e dhënë, dhe atë sipas zgjedhjes së shpikësit ose aplikuesit. Për patentën e shoqërisë së njëjtë të patentave krijohet vetëm një regjistrim, në të cilin në shënime vendosen edhe patentat e tjera të dhëna, nëse ato ekzistojnë. Përjashtim përbëjnë patentat me ndryshim thelbësor nga shpikja bazë.

2.25monografi të tjera dhe vepra të tjera të përfunduara
2.26fjalor themelor shkencor ose leksik

Këtu klasifikohen veprat leksikografike, të cilat plotësojnë këto kritere: (1) kanë koncept pretendues dhe me bazë profesionale, (2) rrjedhin nga një material gjithëpërfshirës ose nga një material i mbledhur në sasi të mëdha, (3) kanë nivel të lartë të organizimit fillestar të materialit, (4) janë krijuar në grup, sepse për përgatitjen e tyre nevojiten të paktën 70 vjet punë intelektuale, (5) plotësisht ose në pjesën më të madhe bazohen në literaturën përkatëse, (6) sjellin analizë të materialit nga aspekte shumë të ndryshme në nivel të lartë profesional, (7) janë plotësisht ose në një nivel të lartë informues, (8) sjellin gjetje të reja gjuhësore ose aplikojnë të dhëna të reja të rëndësishme, (9) përfshijnë vetëm të dhëna të interpretuara nga qenie njerëzore (të dhënat e prodhuara nga makina mund të përfshihen vetëm si përmbajtje shtesë), të cilat (të paktën fillimisht) janë konceptuar apo interpretuar për përdoruesit njerëzor, (10) të dhënat shfaqen në ato mënyra, të cilat janë të zbatueshme në leksikografinë moderne shkencore (çdo metodë e re e mundshme duhet të vlerësohet në mënyrën e duhur si nga ana e përdoruesve ashtu edhe e ekspertëve); të gjitha pjesët (potenciale) të fjalorit duhet të bazohen në konceptin koherent, i cili rrjedh nga logjika e njëjtë gjuhësore dhe duhet të merret me çështje të ngjashme në mënyrë të ngjashme, (11) i kanë të gjitha tekstet e duhura shoqëruese dhe (12) kanë rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare.

2.27fjalor terminologjik shkencor, enciklopedi ose leksikon tematik

Këtu klasifikohen veprat leksikografike, të cilat plotësojnë të paktën nëntë nga dymbëdhjetë kriteret, e shënuara në kategorinë "2.26". Përveç kësaj, fjalorët terminologjik duhet të jenë normativ ose të paktë të demonstrojnë përpjekjen për standardizimin e terminologjisë.

2.28botim kritik

Botimi kritik i burimit përfshin riprodhimin dhe/ose kopjen dhe/ose përkthimin e burimit historik (p.sh. material tekst, me nota muzikore, artistik ose hartografik) si dhe shënimet shkencore dhe dokumente të tjera me më shumë se 32 faqe shkrimi në dy kolona (shënimet e lidhura me kritikën e tekstit dhe/ose përmbajtjes, literaturën dhe studimin). Botimi duhet të jetë i recensuar dhe duhet te ketë të gjitha elementet e përcaktuara për marrjen e CIP-it dhe ISBN-së (ISMN-së).

2.29model

Modeli është pamja e jashtme e produktit e mbrojtur me ligj, i cili është i ri dhe i natyrës individuale. Modeli është rezultat i kërkimit shkencor në fushën e projektimit (dizajnit) të produktit dhe duhet t'i përshtatet kërkesave të caktuara të funksionimit ose përmirësimit të funksionimit të produktit (Klasifikimi Locarno).

Modeli regjistrohet duke u bazuar në botimin për regjistrimin e modelit në zyrën kompetente për pronësinë intelektuale.

2.30përmbledhje të kontributeve profesionale ose shkencore të parecensuara nga konferencat

Këtu klasifikohen edhe përmbledhjet e punimeve, të cilat për nga përmbajtja janë shkencore, mirëpo nuk janë të recensuara.

2.31përmbledhje të kontributeve shkencore të recensuara nga konferencat ndërkombëtare ose të huaja
2.32përmbledhje të kontributeve shkencore të recensuara nga konferencat kombëtare

Përmbledhje të kontributeve shkencore të recensuara nga konferencat ndërkombëtare ose të huaja Përmbledhje të kontributeve shkencore të recensuara nga konferencat kombëtare Përmbledhje e kontributeve të recensuara shkencore nga konferencat, të cilat janë të recensuara sipas kritereve të caktuara për artikujt shkencorë origjinalë/të recensuar ose për pjesët përbërëse shkencore të pavarura në monografi. Përmbledhja e kontributeve mund të jetë monografi e pavarur, numër i rregullt ose i parregullt i një reviste, shtojcë ose burim elektronik online. Nëse kontributet e recensuara nuk janë të vërtetueshme, bëhet shënimi përkatës në referencat e botimit. Një konferencë kombëtare mund të quhet ndërkombëtare, kur të paktën 1/3 e pjesëmarrësve aktiv, kontributet e të cilëve janë të publikuara në përmbledhjen e punimeve, vijnë nga jashtë vendit.

2.33film shkencor, videoregjistrim ose audioregjistrim

Botimi i problemeve dhe rezultateve profesionale në një shirit filmi ose shirit magnetik ose në një bartës tjetër elektronik të informacionit.

Këtu klasifikohen edhe videoregjistrimet e leksioneve të pavarura (p.sh. Videolectures) dhe prezantimet e projekteve.

Podkastet, intervistat, konferencat e gazetarëve nuk klasifikohen në këtë kategori, mirëpo në "2.19".

Filmat promocional dhe prezantimet e organizatave nuk klasifikohen në këtë kategori, mirëpo në "2.25".

VEPRA TË EKZEKUTUARA (NGJARJE)
3.10interpretim artistik

Koncerte, interpretime teatrale dhe operistike si dhe ekzekutime të tjera publike të veprave artistike.

3.11ngjarje në radio ose televizion

Pjesëmarrje në raporte, prezantime, diskutime etj. në radio ose televizion.

3.12ekspozitë

Ngjarje, të cilën e organizon autori i veprave të ekspozuara ose nga autori (organizatori) i ekspozitës.

3.14leksion në universitetin e huaj

Leksion në një universitet, në një institucion shkencor ose akademik dhe shoqatë shkencore jashtë Shqipërisë. Angazhimet e të ftuarit në universitetet e huaja për një periudhë të gjatë klasifikohen në biografi.

3.15kontribut konference i pabotuar

Titulli i kontributit duhet të jetë i dukshëm në programin e konferencës.

3.16leksion i të ftuarit në konferencë i pabotuar

Një leksion i të ftuarit duhet të jetë i dukshëm në programin e konferencës. Leksioni i të ftuarit për nga rëndësia (por edhe për nga kohëzgjatja) dallon nga të gjitha leksionet e tjera në të njëjtën konferencë. Në kategorinë "3.16" klasifikohen vetëm seancat plenare të hapjes/mbylljes ose ligjëratat nga sektori i të ftuarve. Ftesat rutinë për pjesëmarrje në konferencë nuk klasifikohen në këtë kategori.

3.25vepra të tjera të ekzekutuara

UDHËZIME DHE SHPJEGIME SHTESË

Regjistrimet bibliografike në sistemin COBISS i krijojnë kataloguesit e kualifikuar në biblioteka. Artikujt dhe pjesët e tjera përbërëse, monografitë dhe veprat e tjera të përfunduara përpunohen sipas dokumentit/veprës parësore. Veprat e ekzekutuara (ngjarjet) regjistrohen në bazë të provave përkatëse për veprën e ekzekutuar. Nëse botimi nuk ndodhet në bibliotekë, autori duhet t’ia siguroj atë bibliotekarit. Për klasifikimin e saktë të njësive bibliografike sipas kësaj tipologjie, përgjegjës janë kryesisht autorët, ndërsa llojin e dokumentit/veprës mund ta caktojë edhe specialisti i fushës.

Kategoria i artikullit përcaktohet në bazë të:

  • shënimit për kategorinë, e cila zakonisht ndodhet në krye të artikullit;

  • shënimit, se revista boton vetëm artikuj të kategorive të caktuara, i cili zakonisht botohet nga redaksia në udhëzimet për autorët;

  • emrit të rubrikës ku është botuar artikulli, nëse revista është e ndarë në këtë mënyrë.

Në raste të tjera bibliotekari së bashku me autorin ose me një specialist të fushës përcakton llojin e dokumentit/veprës sipas përshkrimit të kategorive të dokumenteve/veprave në këtë tipologji. Institucioni shtetëror kompetent vendos për përjashtimet për të gjitha llojet e shkencës.

Në sistemin COBISS zakonisht nuk krijohen regjistrimet për pjesët përbërëse në botimet që janë ende në shtyp (p.sh. regjistrimet për artikujt në revista dhe regjistrimet për kapitujt në monografi).

Përjashtimet

  • Artikujt, të cilët plotësojnë tri kushtet:

    • artikulli është pranuar për botim;

    • në faqen e internetit të botuesit është botuar komplet teksti i artikullit;

    • artikullit i është dhënë identifikuesi DOI.

  • Kapitujt në monografi, të cilët plotësojnë tri kushtet:

    • në faqen e internetit të botuesit tashmë është publikuar komplet teksti i kapitullit;

    • kapitullit, përkatësisht monografisë i është dhënë identifikuesi DOI;

    • në faqen e internetit të botuesit duhet të ketë të dhëna të mjaftueshme për monografinë, në mënyrë që kataloguesi të krijoj regjistrimin e ri.

Për pjesët përbërëse që i plotësojnë kushtet e paraqitura, kataloguesit krijojnë regjistrimin fillestar të paplotë.

Para krijimit të regjistrimeve fillestare të paplota, kërkuesit shkencorë janë të detyruar të informojnë kataloguesit, nëse bëhet fjalë për kontribut konference, i cili do të botohet në revistë.

Kataloguesit mund t'i plotësojnë regjistrimet e paplota vetëm pas botimit të revistës apo monografisë, dhe për këtë duhet të njoftohen nga kërkuesit shkencorë. Tipologjia nuk verifikohet derisa regjistrimet të jenë të plota.

Në rastet kur duhet të krijohen disa regjistrime, sepse përmbajtja e njëjtë paraqitet në mjedise të ndryshme ose botime të ndryshme, në vlerësim merret vetëm një regjistrim (të tjerët duhet të eliminohen nga vlerësimi). Kjo vlen për monografitë e botuara në formën e shtypur ose elektronike; punimet e diplomave që botohen më vonë; artikujt që janë publikuar (gabimisht) në dy numra të së njëjtës revistë etj.

Në sistemin COBISS vlejnë këto rregulla:

  • krijohet vetëm një regjistrim për një nga variantet, nëse ekziston varianti i shtypur dhe elektronik i artikullit;

  • krijohet vetëm një regjistrim, nëse artikulli është publikuar edhe në origjinal edhe i përkthyer në të njëjtin botim;

  • nuk krijohen regjistrime për organizimin e ngjarjeve dhe për çmimet e dhëna, sepse këto të dhëna vendosen në biografi.