COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bmars2022

321 Shënimi për indekset/abstraktet/referimet jashtë burimit

Fusha përmban të dhëna për burimet e jashtme, të cilat kanë indekse ose abstrakte të njësisë që përshkruhet. Për materialet e rralla mund të vendoset bibliografia, katalogu etj., ku njësia është cituar ose përshkruar.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
321Shënimi për indekset/abstraktet/referimet jashtë burimitr
aTeksti i shënimitnr
uIdentifikuesi Uniform i Burimit (URI)nr
xISSNnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i raportimit
0Informacion në formën e indekseve ose abstrakteve
1Citim në bibliografi, katalog
Nuk jepet informacion
2Nuk është i përcaktuar

Treguesi 1 tregon formën e përshkrimit të gjetur në burimin e jashtëm.

Vlera "0" tregon se burimi i jashtëm indekson njësinë (shih shembullin 2). Vlera e treguesit i përshtatet frazës "Indeksuar në:".

Vlera "1" tregon se burimi i jashtëm citon njësinë (shih shembullin 3). Vlera e treguesit i përshtatet frazës "Citat bibliografik:".

Vlera zbrazët tregon se informacioni në fushë është tekst i lirë (shih shembullin 1).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

321a Teksti i shënimit

Burimi i jashtëm në të cilin njësia është indeksuar ose cituar.

321u Identifikuesi Uniform i Burimit (URI)

Identifikuesi Uniform i Burimit – Uniform Resource Identifier ose URI (p.sh. URL ose URN) siguron të dhëna për qasje elektronike në sintaksën standarde. Këto të dhëna mund të përdoren për qasje automatike në burimin elektronik përmes njërit nga protokolet online. Nënfusha u mund të përdoret kur burimi është në dispozicion në versionin elektronik (shih shembullin 2).

321x ISSN

ISSN e burimit të jashtëm.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fraza hyrëse nuk krijohet në mënyrë automatike, ajo duhet të vendoset nga kataloguesi. Fusha përsëritet kur janë disa burime të jashtme.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

320SHËNIMI PËR BIBLIOGRAFITË/INDEKSET/PËRMBLEDHJET BRENDA BURIMIT
Fusha përmban shënimin për bibliografitë, indekset ose përmbledhjet në njësinë e përshkruar.

SHEMBUJ

  1. 321⊔⊔aFor a list of contents see Heyer. Historical sets, collected editions and monuments of music
    (Kompleti i partiturave i përshkruar jashtë burimit.)
  2. 3210⊔aApplied science and technology index x0003-6986
    3210⊔aBiography index x0006-3053
    3210⊔aChemical abstracts x0009-2258 uhttp://www.cas.org/
    3210⊔aIndex medicus x0019-3879
    3210⊔aInternational packaging abstracts x0260-7409
    3210⊔aReaders' guide to periodical literature x0034-0464
    (Burim në vazhdim që e indeksojnë shërbime të ndryshme të indeksimit, gjegjësisht përpunimit të abstrakteve.)
  3. 3211⊔aReuss, E. Bib. Novi. Testamenti Graeci, p. 35
    3211⊔aRudolphi, E.C. Froschauer, 336
    3211⊔aDarlow & Moule, II, p. 586
    (Libër i rrallë, i cituar në disa bibliografi.)
  4. *

    2001⊔aǂThe ǂclassical journal
    3210⊔aEducation index x0013-1385
    3210⊔aAnnual bibliography of English language and literature x0066-3786
    3210⊔aBook review index x0524-0581
    3210⊔aIndex to book reviews in the humanities x0073-5892
    3210⊔aMLA international bibliography of books and articles on the modern languages and literatures (Complete edition) x0024-8215
  5. * COBISS.net

    3211⊔aCitati bibliografik: Poradeci, Bibliografia e poetëve shqiptar nga 1715 deri 1919, Tiranë 1978, nr. 2