COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

2XX BLLOKU I PËRSHKRIMIT KRYESOR

LISTA E FUSHAVE

200Titulli dhe të dhënat për përgjegjësinë
205Të dhënat për botimin
206Materialet hartografike – të dhëna matematikore
207Burimet në vazhdim – numërtimi
208Materialet muzikore të shtypura
210Botimi, shpërndarja etj.
211Data e parashikuar e botimit
215Përshkrimi fizik
225Seria
230Burimet elektronike - karakteristikat
251Organizimi dhe klasifikimi i materialeve

Blloku 2XX përfshin të gjitha zonat e ISBD-së përveç zonës së shënimeve dhe numrave standard. Përcaktimet dhe informacionet shtesë për elementet e ISBD-së gjenden në standardet e veçanta të ISBD-së.

Shenjat e pikësimit midis nënfushave, të cilat i përcakton ISBD-ja, vendosen në mënyrë automatike pas shenjës së nënfushave, me përjashtim të shenjës së barazimit e cila tregon të dhëna paralele. Në rastet kur shenja e barazimit nuk vendoset në mënyrë automatike, por përshkrimi bibliografik e kërkon një gjë të tillë, atë duhet ta vendosni në mënyrë manuale.

Gjatë vendosjes së të dhënave në fushat 200, 205, 210, 215 dhe 225 duhet të keni kujdes në renditjen e nënfushave, sepse të dhënat shfaqen në të njëjtën renditje sikurse janë vendosur në regjistrim. Për këtë arsye nënfushat duhet të renditen në mënyrën që e përcakton standardi ISBD për vendosjen e elementeve të caktuara të përshkrimit bibliografik, duke përfshirë edhe shenjat e pikësimit.

Të dhënat, të cilat i shtoni vet (kataloguesi) ose nuk i merrni nga burimi që përshkruani duhet t’i vendosni midis kllapave katrore "[]".

Nëse në një regjistrim fushat 2XX përmbajnë të dhëna, të cilat nuk janë formuar sipas rregullave të ISBD-së, në nënfushën 001h duhet të vendoset kodi "i" – regjistrimi është pjesërisht në formën e ISBD-së ose "n" – regjistrimi nuk është në formën e ISBD-së.