COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshtator2003

020 Numri i bibliografisë kombëtare

Kjo fushë përmban numrin, të cilin institucioni kombëtar bibliografik i ndanë njësisë bibliografike në bibliografinë kombëtare, dhe kodin për shtetin e këtij institucioni.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
020Numri i bibliografisë kombëtarer
aKodi i shtetitnr
bNumrinr
zNumri i gabuarr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

020a Kodi i shtetit

Shteti i bibliografisë kombëtare.

020b Numri

Numri, të cilin e ndanë institucioni kombëtar bibliografik.

020z Numri i gabuar

Numri, i cili i është ndarë gabim njësisë bibliografike (shih shembullin 2).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Numri i bibliografisë kombëtare shënohet në nënfushën b në të njëjtën formë siç e ka ndarë institucioni bibliografik, duke përfshirë hapësirat, vizat dhe shenjat e tjera të pikësimit. Kodi i shtetit vendoset në nënfushën a sipas standardit ISO 3166

Numrin e gabuar mund ta shënoni në nënfushën z. Kur dihet vetëm numri i gabuar, plotësohet vetëm nënfusha a dhe z.

Në sistemin COBISS.SI fushën e plotëson vetëm Biblioteka Kombëtare dhe Universitare. Në nënfushën a përdoret kodi "SI" – Slovenia, ndërsa në nënfushën b kodet nga lista lokale e kodeve e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare.

SHEMBUJ

  1. 020⊔⊔aAU b67-6
    (Numër i bibliografisë kombëtare australiane.)
  2. 020⊔⊔aCA bCM73-6722XF
    020⊔⊔aCA zCM78-6722XF
    (Numri i saktë dhe i gabuar i bibliografisë kanadeze.)
  3. 020⊔⊔aDD b83,A16,0553
    020⊔⊔aDD b82,N46,0092
    (Regjistrimi për njësinë në "Deutsche Bibliographie" përmban fushën e përsëritshme 020, sepse njësia është shfaqur dy here në bibliografi; version i parë i regjistrimit ka qenë regjistrimi CIP. Megjithëse regjistrimi që përmban fushat e përsëritshme është thjesht një përmirësim i regjistrimit CIP, ai përmban edhe numrin e mëparshëm, sepse në këtë institucion katalogojnë në këtë mënyrë.)
  4. 020⊔⊔aGB bB81-15605
    (Numër nga "British National Bibliography".)
  5. *

    020⊔⊔aSI bM1998K1
    (Numër nga bibliografia sllovene e librave.)