Bibliografitë – ndihma

Bibliografitë përmes sistemit E-CRIS.AL


Bibliografitë përmes sistemit E-CRIS.AL mundësojnë paraqitjen e bibliografive përfaqësuese.

më shumë >>>

Bibliografia përfaqësuese e një kërkuesi shkencor është një listë e njësive bibliografike, me të cilat kërkuesi shkencor në një moment të caktuar dëshiron të prezentohet. Kjo bibliografi përfshin veprat sipas zgjedhjes së kërkuesit shkencor, të cilat në sistemin COBISS.AL janë të përpunuara (kataloguara) në të njëjtën mënyrë si njësitë e tjera bibliografike. Lista mund të përfshij jo më shumë se dhjetë njësi bibliografike.

<<< më pak

Bibliografitë personale


Bibliografitë personale i mundësojnë kërkuesit shkencor dhe autorëve të tjerë paraqitjen e njësive bibliografike dhe klasifikimin sipas tipologjisë, nga baza e përbashkët bibliografike e të dhënave COBIB.AL.

më shumë >>>

Programi, i cili është i disponueshëm në faqen elektronike Bibliografitë, mundëson paraqitjen e bibliografive personale të kërkuesve shkencorë dhe bashkëpunëtorëve profesional në bazë të kodit të kërkuesit shkencor, i cili i jepet autorit pas regjistrimit në sistemin e informacionit për veprimtarinë kërkimore në Shqipëri (E-CRIS.AL), me kusht, që njësitë e tyre bibliografike të jenë të përfshira në sistemin COBISS.AL. Të dhënat për njësitë bibliografike paraqiten nga baza e përbashkët e të dhënave COBIB.AL. Që një njësi e veçantë nga baza e të dhënave COBIB.AL të vendoset drejt në bibliografinë personale, është kusht që regjistrimi krahas të dhënave elementare bibliografike (autori, titulli, viti i botimit, botuesi ...) të pëmbaj edhe kodin nga tipologjia e dokumenteve /veprave, kodin e kërkuesit shkencor dhe disa të dhëna të tjera.

Të dhënat në bazën e përbashkët bibliografike i vendosin bibliotekat dhe qendrat e specializuara të informacionit, të cilat janë anëtare me të drejta të plota në sistemin COBISS.AL dhe për futjen e këtyre të dhënave kanë bibliotekarë të kualifikuar.

Në parim, ju mund të zgjidhni se cila bibliotekë do të kujdeset për plotësimin dhe redaktimin e bibliografisë suaj personale. Për kërkuesit shkencorë regjistrimet zakonisht i krijon dhe i redakton biblioteka e institucionit në të cilin është i punësuar kërkuesi shkencor. Por nëse institucioni nuk ka bibliotekë, ju sugjerojmë të zgjidhni bibliotekën, e cila është e specializuar për fushën tuaj. Lajmërohuni te ato biblioteka dhe bëni marrëveshje për redaktimin e njësive tuaja bibliografike. Atje do të merrni edhe udhëzime të hollësishme se çfarë duhet të paraqitni, në mënyrë që biblioteka të mund të plotësoj bibliografinë tuaj personale.

<<< më pak

Bibliografitë e serialeve


Bibliografitë e serialeve mundësojnë paraqitjen e njësive bibliografike dhe klasifikimin sipas tipologjisë nga baza e përbashkët bibliografike e të dhënave COBIB.AL.

më shumë >>>

Paraqitja e njësive bibliografike nga COBIB.AL për disa seriale të caktuara është e mundur vetëm në bazë të numrit standard ndërkombëtar të serialit – ISSN, të cilin e shënojmë në fushë përkatëse për kërkim (p.sh. nëse shënojmë 0352-1982, që është ISSN e revistës Arhitektov bilten/Buletini i arkitektëve, në paraqitje do të përfshihen të gjitha punimet e kataloguara të kësaj reviste).

<<< më pak

Parametrat e paraqitjes

Me parametrat e raporteve përcaktojmë përmbajtjen dhe pamjen e bibliografive të ndryshme, përkatësisht raporteve (p.sh. bibliografitë personale, bibliografitë e serialeve). Disa nga parametrat paraqiten te të gjitha bibliografitë dhe raportet, të tjerët vetëm në bibliografi apo raporte të caktuara.

  • Kodi i kërkuesit shkencor ose mbiemri dhe emri më shumë >>>


    Paraqitja e njësive bibliografike nga baza e përbashkët e të dhënave COBIB.AL në sistemin COBISS.AL për një kërkues shkencor është e mundur vetëm në bazë të kodit të kërkuesit shkencor në sistemin E-CRIS.AL. Kur shënojmë kodin dhe caktojmë parametrat përkatës, programi verifikon nëse kërkuesi shkencor, ose autori me kodin e dhënë ekziston, dhe pranë kodit shfaqet mbiemri dhe emri i tij.

    Nëse kodin nuk e dimë, shënojmë mbiemrin dhe emrin në atë formë, siç përdoret në E-CRIS.AL. Forma e mbiemrit dhe e emrit mund të jetë ndryshe nga ajo që është përdorur në regjistrimet për njësitë bibliografike. Mund të shënojmë vetëm mbiemrin, nëse emrin nuk e dimë. Gjatë shënimit të të dhënave mund të bëjmë edhe zëvendësimin e disa shkronjave (p.sh. Andon Zako Cajupi në vend të Andon Zako Çajupi). Kur caktojmë parametrat përkatës, programi bën verifikimin, nëse kërkuesi shkencor, ose autori me mbiemrin dhe emrin e shënuar ekziston tashmë, dhe shfaq kodin e tij. Nëse programi gjen disa kërkues shkencorë, përkatësisht autorë me mbiemër dhe emër të njëjtë, në dritaren e veçantë zgjedhim personin e duhur, bazuar në vitin e lindjes ose fushën kërkimore, e cila shfaqet pranë mbiemrit dhe emrit.

    <<< më pak

  • Nga viti më shumë >>>


    Ky parametër përdoret për zgjedhjen e njësive bibliografike nga një vit i caktuar i botimit e në vazhdim. Nëse këtë të dhënë nuk e shënojmë, në paraqitjen e bibliografisë do të përfshihen të gjitha njësitë, të cilat janë botuar në vitin e shënuar në parametrin deri në vitin, ose para tij.

    <<< më pak

  • Deri në vitin më shumë >>>


    Ky parametër përdoret për zgjedhjen e njësive bibliografike deri në vitin e caktuar të botimit. Nëse këtë të dhënë nuk e shënojmë, në paraqitjen e bibliografisë do të përfshihen të gjitha njësitë, të cilat kanë dalë në vitin e shënuar në parametrin nga viti, ose pas tij.

    <<< më pak

  • Rezymetë/abstraktet më shumë >>>


    Përmes parametrave përcaktojmë nëse në bibliografi duhet të paraqiten edhe përmbledhjet/abstraktet (nëse ato i ka njësia bibliografike). Mund zgjedhim ndërmjet:

    pa Njësitë bibliografike paraqiten pa përmbledhjet/abstraktet.
    shqipe Paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
    angleze Paraqiten vetëm në gjuhën angleze.
    të gjitha Paraqiten të gjitha përmbledhjet/abstraktet.

    <<< më pak

  • Formati i njësisë bibliografike më shumë >>>


    Mund të zgjedhim mes tri formateve të ndryshme të paraqitjes së njësive bibliografike:

    ISO ISO 690 (Documentation – Bibliographic References – Content, Form and Structure)

    IEEE forma, siç përdoret në botimet IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers, Inc.)

    ISBD (International Standard Bibliographic Description) – sipas standardit IFLA

    ISBD (forma e ngjeshur) (International Standard Bibliographic Description) – sipas standardit IFLA (forma e ngjeshur)

    ISO (paraqitja e të gjithë autorevë) ISO 690 (Documentation – Bibliographic References – Content, Form and Structure) – me paraqitjen e të gjithë autorëve dytësorë

    <<< më pak

  • Klasifikimi i njësive bibliografike më shumë >>>


    Mund të zgjedhim midis këtyre mundësive të klasifikimit të njësive bibliografike:

    tipologjia, viti – zbritës, titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara fillimisht sipas tipologjisë së dokumenteve/pjesëve, brenda llojit të veçantë sipas vitit të botimit nga viti më i ri deri te më i vjetri, brenda vitit të njëjtë sipas titullit të burimit (titullit të revistës, përmbledhjes së punimeve ose monografive) dhe në fund sipas titullit të veprës.

    tipologjia, viti – ngritës, titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara fillimisht sipas tipologjisë së dokumenteve/pjesëve, brenda llojit të veçantë sipas vitit të botimit nga viti më i vjetër deri te viti më i ri, brenda vitit të njëjtë sipas titullit të burimit (titullit të revistës, përmbledhjes së punimeve ose monografive) dhe në fund sipas titullit të veprës.

    titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara sipas titullit.

    lloji i autorësisë, titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara sipas llojit të autorësisë (p.sh. autor, redaktor, përkthyes, regjisor…) dhe brenda llojeve të veçanta të autorësisë sipas titullit të veprës.

    lloji i materialit, titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara sipas llojit të materialit (p.sh. libër, poezi, monografi shkencore…) dhe brenda llojeve të veçanta të materialit sipas titullit të veprës.

    viti – zbritës, titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara sipas vitit të botimit nga viti më i ri deri në vitin më të vjetër dhe brenda vitit të njëjtë sipas titullit të veprës.

    viti – ngritës, titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara sipas vitit të botimit nga viti më i vjetër deri në vitin më të ri dhe brenda vitit të njëjtë sipas titullit të veprës.

    gjuha, viti – ngritës, titulli Njësitë bibliografike janë të klasifikuara sipas gjuhës, në të cilën vepra është botuar, brenda të njëjtës gjuhë sipas vitit të botimit nga viti më i vjetër deri në vitin më të ri dhe brenda vitit të njëjtë sipas titullit të veprës.

    <<< më pak

  • Formati i paraqitjes më shumë >>>


    Mund të zgjedhim një nga formatet e mëposhtme:

    HTML Formatin HTML (Hyper Text Markup Language) e zgjedhim, nëse dëshirojmë që bibliografinë ta paraqesim dhe ta printojmë përmes shfletuesit elektronik. Në këtë format bibliografinë mund ta paraqesim edhe në faqen tonë elektronike.

    XML Paraqitja e strukturuar në formatin XML (skema: http://home.izum.si/cobiss/xml/bibliography.xsd, përshkrimi grafik i skemës: http://home.izum.si/cobiss/xml/Bibliography.html), që përfshin grupin e të dhënave bibliografike, që është i pavarur nga parametri formati i njësisë bibliografike.

    Mund t'i ripërgatisim të gjitha paraqitjet e bibliografive, nëse njësitë bibliografike përmbajnë numrin identifikues COBISS.AL-ID.

    <<< më pak

  • Gjuha e bibliografisë më shumë >>>


    Mund të zgjedhim midis parqitjes së bibliografisë në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze. Kjo e fundit shfaq në gjuhën angleze titullin kryesor dhe nëntitujt nga tipologjia e dokumenteve/veprave për menaxhimin e bibliografive në sistemin COBISS, ndërkohë që njësitë bibliografike paraqiten në të njëjtën mënyrë si në gjuhën shqipe.

    <<< më pak

  • Dërgo në adresën elektronike më shumë >>>


    Shënoni adresën tuaj elektronike në të cilën dëshironi të pranoni bibliografinë (p.sh. Emri.Mbiemri@xxx.xx).

    <<< më pak

  • ISSN më shumë >>>


    Paraqitja e njësive bibliografive nga COBIB.AL për seriale të caktuara është e mundur vetëm në bazë të numrit standard ndërkombëtar për serialet (ISSN). Për këtë arsye duhet të shënojmë numrin e saktë të ISSN-së (p.sh. 0352-1982, i cili është numër i ISSN-së së revistës Arhitektov bilten (Buletini i arkitektëve); kjo do të thotë se në paraqitje përfshihen të gjitha punimet e kataloguara nga kjo revistë).

    <<< më pak

më shumë >>>

Përgatitja e paraqitjes

Duke klikuar në butonin PËRGATITJA E PARAQITJES aktivizojmë procedurën e paraqitjes së bibliografisë bazuar në parametrat e dhënë hyrës.

Nëse parametri dërgo në adresën elektronike është i zbrazët, bibliografia në mënyrë automatike do të paraqitet në adresën e faqes elektronike. Nëse parametrin dërgo në adresën elektronike e plotësojmë, paraqitja e bibliografisë do ta dërgohet në adresën e shënuar elektronike.

Përgatitja e bibliografisë mund të marrë kohë, varësisht nga numri i njësive bibliografike të përfshira.

Përzgjedhja selektive e njësive bibliografike

Paraqitja standarde përfshin të gjitha njësitë bibliografike të autorit në periudhën e shënuar. Nëse dëshirojmë që në paraqitje të përfshijmë vetëm disa njësi bibliografike, klikojmë butonin PËRZGJEDHJA SELEKTIVE. Përzgjedhja selektive mund të bëhet, vetëm nëse te parametri klasifikimi i njësive bibliografike keni zgjedhur klasifikimin sipas tipologjisë.

Shfaqet lista e të gjitha llojeve të dokumenteve/veprave, ku mund të përjashtojmë llojet e caktuara të njësive bibliografike. Mund të përjashtojmë lloje të caktuara ose edhe të gjithë grupin.

Duke klikuar në butonin PËRJASHTIMI SHTESË mund të përjashtojmë edhe njësi të veçanta bibliografike. Shfaqet lista e të gjitha njësive bibliografike, e cila korrespondon me parametrat e dhënë dhe zgjedhjen sipas tipologjisë. Çdo njësi bibliografike është e përcaktuar me numrin identifikues COBISS.AL-ID, titull, vit të botimit dhe llojin e veprës. Për përshkrim më të hollësishëm të njësisë bibliografike, mund të aktivizojmë lidhjen në COBISS/OPAC, duke klikuar në numrin identifikues (ID). Për shkak të përzgjedhjes më të lehtë të njësive bibliografike, lista mund të rregullohet në ngjitje apo në zbritje, sipas numrit identifikues (ID), titullit, vitit të botimit ose llojit të veprës. Nga lista mund të përjashtojmë njësitë bibliografike, të cilat nuk dëshirojmë t'i përfshijmë në paraqitje.

Përgatitja e listës mund të marrë kohë, varësisht nga numri i njësive të përfshira bibliografike.

<<< më pak

Lidhjet direkte

Lidhjen direkte me bibliografinë personale mund ta përgatisim duke shënuar këta parametra në adresën elektronike (URL).

Mund të shënojmë disa parametra në të njëjtën kohë. Parametrat e detyrueshëm janë: langbib me vlerën alb dhe li me vlerën al.

(p.sh.: http://splet02.izum.si/cobiss/bibliography?code=00002&formatbib=2&langbib=alb&li=al)

© 1998-2014 IZUM