Bibliografitë - pyetjet më të shpeshta

Bibliografitë personale

  • Si të shënojmë apo të përmirësojmë të dhënat për bibliografitë personale? Përgjigje


    Programi, i disponueshëm në faqen elektronike Bibliografitë, mundëson shfaqjen e bibliografive personale të kërkuesve shkencorë dhe bashkëpunëtorëve profesional në bazë të kodit të kërkuesit shkencor. Ky kod i jepet autorit pas regjistrimit në sistemin e informacionit për veprimtarinë kërkimore në Shqipëri (E-CRIS.AL), me kusht, që njësitë e tyre bibliografike të jenë të përfshira në sistemin COBISS.AL. Të dhënat për njësitë bibliografike shfaqen nga baza e përbashkët e të dhënave COBIB.AL. Një njësi nga baza e të dhënave COBIB.AL t’i shtohet në mënyrën e duhur bibliografisë personale, vetëm nëse regjistrimi, krahas të dhënave elementare bibliografike (autori, titulli, viti i botimit, botuesi ...), pëmban edhe kodin nga tipologjia e dokumenteve /veprave, kodin e kërkuesit shkencor dhe disa të dhëna të tjera.

    Të dhënat në bazën e përbashkët bibliografike i vendosin bibliotekat dhe qendrat e specializuara të informacionit, të cilat janë anëtare me të drejta të plota në sistemin COBISS.AL dhe për futjen e këtyre të dhënave kanë bibliotekarë të kualifikuar.

    Në parim, ju mund të zgjidhni se cila bibliotekë do të kujdeset për plotësimin dhe redaktimin e bibliografisë suaj personale. Për kërkuesit shkencorë regjistrimet zakonisht i krijon dhe i redakton biblioteka e institucionit në të cilin është i punësuar kërkuesi shkencor. Por nëse institucioni nuk ka bibliotekë, ju sugjerojmë që të zgjidhni bibliotekën, e cila është e specializuar për fushën tuaj. Lajmërohuni te ato biblioteka dhe bëni marrëveshje për redaktimin e njësive tuaja bibliografike. Atje do të merrni edhe udhëzime të hollësishme se çfarë duhet të paraqitni, në mënyrë që biblioteka të mund të plotësoj bibliografinë tuaj personale.

    <<< më pak

Bibliografitë e serialeve

  • Cilat janë veçoritë e paraqitjes në lidhjen Bibliografitë e serialeve? Përgjigje


    Bibliografitë e serialeve mundëson paraqitjen e njësive bibliografike, të klasifikuara sipas tipologjisë, nga baza e përbashkët bibliografike e të dhënave COBIB.AL.
    Paraqitja e njësive bibliografike nga COBIB.AL për seriale të caktuara është e mundur vetëm në bazë të numrit standard ndërkombëtar të serialit – ISSN, të cilin e shënojmë në fushë përkatëse për kërkim (p.sh. nëse shënojmë 0352-1982, që është ISSN e revistës Arhitektov bilten (Buletini i arkitektëve), në paraqitje do të përfshihen të gjitha punimet e kataloguara të kësaj reviste).

    <<< më pak

  • A mund të paraqes bibliografinë për çdo serial? Përgjigje


    Jo, bibliografinë mund ta paraqitni vetëm për atë serial, punimet e të cilit kanë regjistrimet përkatëse në bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave COBIB.AL.

    <<< më pak

  • Dëshiroj të paraqes bibliografinë e një reviste, por nuk e di numrin e saj të ISSN-së. Ku mund ta gjej këtë numër të ISSN-së? Përgjigje


    Numrin e ISSN-së mund ta gjeni në bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave COBIB.AL (p.sh. në fushën për kërkim shënoni titullin e revistës).

    <<< më pak

Pyetje, Komente, Sugjerime

Dërgoni ato në:

cobissusser@akad.edu.al

© 1998-2014 IZUM